LAJMI I FUNDIT:

“Punëtorët po na ikin, nuk po guxojmë t’u themi asgjë”, ankohet biznesmeni kosovar

“Punëtorët po na ikin, nuk po guxojmë t’u themi asgjë”, ankohet biznesmeni kosovar

Biznesmeni i njohur në Kosovë, Brahim Selimaj, ka ngritur shqetësimin për gjendjen aktuale ekonomike në vend, duke theksuar se situata po ndikon negativisht jo vetëm në sektorin e ndërtimit, por edhe më tej.

Sipas tij, sfidat ekonomike që po përballen bizneset dhe punonjësit në treg janë të rënda dhe po lënë pasoja të dukshme.


Selimaj bën të ditur se ka pasur raste kur punëtorët kanë zgjedhur të mos shfaqen në punë si pasojë e një komunikimi apo kritike të lehtë nga punëdhënësi.

“Ka raste që vetëm pse i kemi thënë punëtorit diçka, nesër s’na ka ardhur në punë. Ta dini që sot është në gjendje shumë të keqe ekonomia në Kosovë, jo vetëm ndërtuesit, por secili”, ka thënë Selimaj. /Telegrafi/