LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët kinezë në Serbi po jetojnë dhe punojnë në kushte çnjerëzore

Punëtorët kinezë në Serbi po jetojnë dhe punojnë në kushte çnjerëzore

Protesta e fundit e punëtorëve kinezë në minierën “Çukaru Peki” në qytetin Bor të Serbisë lindore nxori në pah çështjen e kushteve të banimit të tyre.

Katër punëtorë në këtë minierë, kanë folur në kushte anonimiteti ku dëshmuan për kushtet e rënda të jetesës dhe punës.

“Dhoma në të cilën jetojmë është dhjetë metra katrorë. Në këtë dhomë jetojmë katër ose pesë persona. Nuk jemi të sigurt cili nga ne mund të jetë infektuar”, thotë në kushte anonimiteti, njëri nga punëtorët e kompanisë kineze Zijin.


Dy punëtorë pretendojnë se atyre nuk u lejohet të largohen nga kampi.

“Ne jemi si të burgosur. Mund të dënohesh nëse zihesh duke dalë nga kampi dhe gjoba është shumë e madhe. Na është thënë se do të shkaktonim problem të madh për kompaninë, nëse dalim jashtë kampit. Punëdhënësi nuk na lejon të kemi kontakte me popullatën serbe”, thotë punëtori kinez.

“Nuk mund të dalim jashtë, njëjtë si të burgosurit”, thotë punëtori tjetër.

Këta dy punëtorë kanë dërguar fotografi për të dëshmuar kushtet në të cilat thonë se po detyrohen të qëndrojnë.

“Orari ynë i punës nis në orën 06:15. Prej 11:45 deri në 12:45 e kemi pushim e drekës dhe pastaj punojmë deri në orën 18:30. Askush prej nesh nuk punon në mënyrë vullnetare jashtë orarit”, thotë njëri nga punëtorët.

Në vitin 2019, kompania kineze e minierave Zijin bleu rezervat e bakrit dhe arit në “Çukaru Peki”, nga kompania amerikane Freeport-McMoRan.

Një vit më parë, kjo kompani bleu edhe prodhuesin lokal të bakrit në Bor. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori