LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Postës paralajmërojnë grevë, nuk po i marrin pagat

Punëtorët e Postës paralajmërojnë grevë, nuk po i marrin pagat

Punëtorët e Postës së Kosovës pritet të hyjnë në një grevë të përgjithshme, pasi që deri më tani nuk i kanë marr pagat.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Sindikatës së Postës, Etrit Hoti.


“Sot ose nesër do të hyjmë në grevë të përgjithshme, pasi që deri më tani punëtorët e Postës nuk i kanë marr pagat”, tha Hoti.

Ndërpritet greva e punëtorëve të Postës së Kosovës
Lexo po ashtu Ndërpritet greva e punëtorëve të Postës së Kosovës

Gjithashtu, në muajin e kaluar punëtorët e Postës kishin hyrë në një grevë njëorëshe, si masë paralajmëruese për gjendjen në këtë kompani, por që e kishin ndërpresë pas një marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për shpërndarjen e pagave. /Telegrafi/