LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEK-ut do të protestojnë për rritje pagash

Punëtorët e KEK-ut do të protestojnë për rritje pagash

Edhe pse ishte premtuar se pagat e tyre do të rriten për 100 euro, kjo nuk ka ndodhur. Premtimi i kryeministri Ramush Haradinaj për këtë ngritje ka dëshpëruar punëtorët e KEK-ut.

Ata do të protestojnë deri në ngritjen e pagave ashtu siç kishte premtuar kryeministri Haradinaj.


Sindikata e Re e KEK-ut nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se Bordi i kësaj korporate nuk ka marr vendim që pagat e punëtorëve të rriten në mënyrë lineare për 100 euro më shumë.

“Pasi që kjo ende nuk ka ndodhur dhe se tashmë është humb edhe besimi të punëtorët nga këto premtime boshe. Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës kemi vendosur që të vazhdojmë me protestat deri në ngritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro”, thuhet në komunikatën për media të kësja komunikate. /Telegrafi/