Punëtorët e një depoje janë filmuar duke bërë të pamundurën që t'i shpëtojnë më të keqes, kur uragani i fortë, erërat e të cilit lëviznin me shpejtësi prej 180 kilometra në orë, godet objektin ku ata gjendeshin.

Fillimisht ata shfaqen duke punuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, por pasi e kuptojnë që uragani po afrohet ata fillojnë të vrapojnë për ta shpëtuar kokën, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë brenda kësaj depoje në Spartanburg në Karolinën e Jugut, kanë filmuar momentin kur erërat e forta shkatërrojnë gjithçka që u del përpara, madje edhe një "pirunarin" që transporton pesha të rënda e rrokullis sikur të ishte lodër për fëmijë.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, edhe pse ndërtesa ku ata ishin disa sekonda para "katastrofës" shkatërrohet plotësisht duke u shndërruar në gërmadha. /Telegrafi/