LAJMI I FUNDIT:

Punësohu si Ekspert për Siguri & Shëndet në Punë

Punësohu si Ekspert për Siguri & Shëndet në Punë

A dëshironi të punoni si Ekspert për kompani të ndryshme në Kosovë apo dhe angazhoheni si konsulent duke ofruar shërbime për institucione dhe korporata?

Kolegji Europian i Kosovës, i licensuar nga Ministria e Punës & Mirëqenies Sociale organizon trajnimin përgatitor për Ekspertë të Sigurisë & Shëndetit në Punë i cili hap rrugën drejt një karriere dhe oferte pune.

Qëllimi i programit është të sigurojë njohuri dhe aftësi për ekspert të SSHP mbi rreziqet në vendin e punës dhe tema të tjera të rëndësishme të SSHP në mënyrë që të jenë në gjendje të punojë si i punësuar në çdo kompani; të ofrojë shërbime të jashtme për sigurinë dhe shëndetin në punë për kompani të industrisë me risk të ulët dhe të lartë apo të punojë në shërbimet për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Trajnimi ka 9 module, zgjat 150 orë dhe realizohet nga ekspertë të fushave përkatëse me përgatitje teorike dhe në veçanti praktike, të cilët bartin me vete një eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Modulet

– Sistemi themelor i SSHP-së dhe kërkesat ligjore, mbikëqyrja shtetërore

– Grupet e faktorëve të riskut në vendin e punës dhe aktet përkatëse ligjore

– Faktorët e riskut të lidhur me lëndimet dhe riskut fizik

– Faktorët e riskut të kimikateve dhe pluhurit

– Faktorë të riskut ergonomik, biologjik, psiko-social

– Parandalimi I faktorëve të riskut në vendin e punës

– Vlerësimi i riskut në vendin e punës

– Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale

– Ndihma e parë dhe planifikimi i emergjencave

– Marrëdhëniet ligjore të punës

– Kërkesat specifike të SSHP-së për industritë me risk të lartë

– Inspektimi në vendin e punës

– Punë Praktike

Trajnimi fillon së shpejti.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Regjistrimet kanë filluar, apliko tani!

Për me shumë informata kontaktoni 038 22 28 28, 044 97 28 28 apo vizitoni www.eck-edu.org / info@eck-edu.org

Artikull i sponzorizuar