LAJMI I FUNDIT:

Punësimet familjare e partiake në RTK, deputeti i LVV-së prezanton emrat, reagojnë anëtarët e Bordit

Punësimet familjare e partiake në RTK, deputeti i LVV-së prezanton emrat, reagojnë anëtarët e Bordit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka publikuar emrat e rreth 30 të punësuarve në RTK-, të cilët sipas tij kanë lidhje familjare me ish-zyrtarë të partive politike e që kanë qenë më herët në pushtet.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, Korenica tha se kontratat mbi vepër janë shfrytëzuar për t’i përmbushur kërkesat nga partitë në pushtet.

“Punësimet në RTK kanë dëshmuar që janë një kancer që nga fillimi i aktivizimit të transmetuesit publik e veçmas mes viteve 2010-2020”, ka thënë Korenica në Komision.


Ai ka dhënë rreth 30 emra të të punësuarve në Televizionin Publik, për të cilët tha se kontratat mbi vepër përmes të cilave janë punësuar shumë persona, janë shfrytëzuar për të përmbushur kërkesat e ish-partive politike në pushtet.

“Drejtoresha e financave Adelina Hyseni e ka punësuar në fillim të këtij viti me kontratë me shërbime motrën e vet. Babai i pensionuar i zv.drejtorit gjeneral Lorik Arifajt, për më shumë 6 muaj ka marrë pagë në vlerë prej 800 euro nga RTK. (gjatë periudhës 2019-2020). Leotrim Thaçi, në janar të këtij viti është punësuar me kontratë mbi vepër në pozitën menaxher për të drejta autoriale, pozitë të cilën e mban i punësuari Naser Gjinovci”, vazhdoi Korenica.

Siç u shpreh ai, “Në fillim të këtij viti me kontratë mbi vepër është punësuar vajza e Migjen Kelmendit, si gazetare në ueb faqe. Si gazetar në ueb faqe, që nga viti 2021 është punësuar me kontratë mbi vepër Besnik Batusha i cili është edhe kryeredaktor i portalit ‘Ballkani’. Vitin e kaluar, gruaja e djalit të Enver Hasanit, Lirona Hasani, e cila e ka të kryer Fakultetin e Edukatës Fizike është punësuar në sektorin e IT-së. Në janar të këtij viti i është dhënë shpërblim financiar gruas se zv.drejtorit gjeneral, Mentor Shala, Ramize Murtezi Shalës. Vëllai i gruas së Aleksander Lumezit vazhdon të marrë pagë në RTK në sektorin e IT me kontratë mbi vepër”, tha Korenica.

Ai më tej tha se “pagë të dyfishtë në RTK, vitin e kaluar dhe këtë vit kanë marrë: Drejtoresha e Financave, Adelina Valla Hyseni dhe Udhëheqësi i Administratës Erzen Këpuska. Pagë nga RTK merr edhe Milaim Zeka, bashkëshortja e Milaimit si dhe baxhanaku i Milaimit (burri i motrës se gruas)”.

Deputeti i LVV-së, u shpreh po ashtu se, “Ish kryetarja e Bordit, Aferdita Maliqi e pat punësuar djalin e dajës, Flamur Sopi, si dhe gruan e djalit te dajës në Bord. Flamur Sopin, Ngadhnjimi përveç që e ka avancuar në titullin më të lartë, Mjeshtër zëri, i ka dhënë edhe pagë të dyfishtë me aneks kontrate. Bordi pati raportuar vitin e kaluar ne komision se i ka ndërprere aneks kontratat. Aferdita Maliqi është nënshkruese e vendimit te paligjshëm për zgjedhjen e Ngadhnjimit drejtor gjeneral”.

“Adnan Merovci sa ka qenë kryetar i KPM e ka punësuar vajzën në RTK. RTK atëbotë ka pasur shumë borxhe financiare ndaj KPM. Xhevahire Izmaku sa ka qenë kryetare e Komisionit parlamentar për media i është punësuar vajza në RTK Radio. Blerta Deliu sa ka qenë deputete i është punësuar vëllai në RTK dhe tash mban postin e zyrtarit të lartë të prokurimit. Djali i axhës së Xhavit Halitit, Arsim Haliti tash e disa vjet mban postin e Udhëheqësit të Produksionit ku janë qindra punëtorë. Drejtor i Marketingut është Arian Sahiti, miku i Abelard Tahirit”, tha ai gjatë mbledhjes.

Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së
Lexo po ashtu Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së

Po ashtu, ai tha se në mesin e të punësuarve janë “Udhëheqëse e skemës programore është motra e gruas së Hashim Thaçit, Nergjivane Thaçi. Motra e Memli Krasniqit gjatë vitit 2019 ka marr tender, prej RTK në vlerë prej 216 mije euro”.

Korenica, vazhdoi të fliste pë punësimet në RTK, ku tha se, “Vitin e kaluar, gruaja e vëllait të Arben Gashit, Rozafa Metaj, është avancuar në pozitën udhëheqëse e programit për kulturë, dokumentar, edukativ dhe për fëmijë”.

“Gruaja e vllaut te drejtorit Festim Kabashi, para disa viteve është punësuar si gazetare në ueb. Gruaja e drejtorit Ngadhnjim Kastrati, është punësuar ne RTK Radio në kohen sa ka qenë Mentor Shala drejtor gjeneral. Gruaja e vëllait të Ridvan Berishës, është punësuar në RTK Radio në kohën sa ka qenë Mentor Shala drejtor gjeneral. Ish kryetarit të Bordit Rrahman Paçarizi sa ka qenë Mentor Shala drejtor gjeneral, i është punësuar gruaja si lektore në Radio”, tha ai.

“Nezir Rama nga zyra e Auditorit Gjeneral, është punësuar në RTK si udhëheqës i zyrës së Auditimit të brendshëm, disa muaj pasi e ka audituar RTK-në. Kjo ka ndodhë në kohën kur drejtor ka qenë Mentor Shala. Jeta Çitaku, motra e Vlora Çitakut është punësuar në RTK para shumë viteve. Gruaja e Njazi Thaçit është punësuar në RTK sa ka qenë Mentori drejtor gjeneral. Reja e Gani Thaçit është punësuar ne RTK Marketing, ne kohen sa Mentori ka qene drejtor gjeneral. Gruaja e ish këshilltarit te Thacit, Valmir Klaiqit është punësuar në RTK-Radio vitin e kaluar. Dhëndri i kryetarit të Bordit Sali Bashotes, Liridon Konushevcit është punësuar për 5 muaj me pagë 400 nga tetori 2020 deri dhjetor 2021”.

Ndryshe, për këtë ka reaguar anëtari i Bordit të RTK-së, Petrit Musolli. Ai tha se nuk është e mirë e as humane me gjyku mbi bindje personale.

“Nuk është mirë e as humane me gjyku mbi bindje personale. Dyshimet duhet me u vërtetu. Eja në Komision Hetimor dhe tregoj dyshimet. Me i përmend me emra një nga një, me ja ba gjyqin publik, pa ju nënshtruar ata një hetimi, është jo humane”, ka thënë anëtari i Bordit në mbledhjen e Komisionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Lajme
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Kalo në kategori