Puna për një kohë më gjatë mund të jetë çelësi për të jetuar më gjatë – hulumtim

Gjithçka përfundon, kjo është e vërteta e trishtë e jetës.
Qoftë marrëdhënia apo vetë jeta, gjithçka përfundon dhe mund të jetë shqetësuese. Kështu është edhe fundi i karrierës, ajo pikë e daljes në pension nga bota e punës. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se pensioni mund të ketë pasoja negative për shëndetin fizik, siç propozon analiza e re nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.
Rezultatet e tyre tregojnë se puna deri në fund të jetës mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e jetëgjatësisë së përgjithshme dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike që mund të çojnë në vdekje të parakohshme.
Studimi është ai që mund të ndryshojë perceptimet mbi përfitimet e daljes në pension të parakohshëm dhe të ngrejë pyetje për ata që dëshirojnë të vazhdojnë në karrierën e tyre.
Mosha tradicionale e daljes në pension në Kosovë dhe në shumë vende të botës është rreth 65 vjeç. Ndërsa kjo është mosha mesatare e daljes në pension në disa vende, të tjerët kanë një qëndrim më të qetë për sa kohë do të lejojnë dikë të punojë.
Shkolla Mjekësore e Harvardit kreu një përmbledhje të studimeve të cilat kërkonin të analizonin përfitimet e të punuarit më gjatë për jetëgjatësinë. Një studim i vitit 2016, për shembull, sugjeroi se puna për një vit përtej moshës së pensionit shoqërohej me një rrezik të reduktuar deri në 11 për qind të vdekjes së parakohshme; kjo ishte pavarësisht nga shëndeti i individit në atë kohë.
Për më tepër, një studim i vitit 2015 me 83 mijë të rritur të publikuar nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) zbuloi se ata që dolën në pension pas moshës 65 vjeç kishin tre herë më shumë gjasa të raportonin se ishin në shëndet të mirë dhe 50 për qind më pak gjasa të kishin sëmundje të zemrës ose kancer.
Duke folur për hulumtimin, Dr. Nicole Maestas tha se ndërsa disa studime kanë zbuluar se puna për një kohë më të gjatë mund të përfitojë, jo të gjitha gjetën të njëjtat pozitive: “Disa studime gjejnë më pak përfitim, asnjë përfitim, ose ndoshta edhe dëm”.
Dëmet e punës për një kohë më të gjatë përfshijnë:
-
Vuajtjen e stresit në punë
-
Rritjen e rrezikut të lëndimit
-
Gjetja e një pune jostimuluese, që çon në stres. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës