Zvarritja apo mos procedimi në kohë i proceseve gjyqësor, edhe më tej paraqet njërën prej pengesave kryesor e cila e rrezikon sigurinë juridike në Maqedoni, gjegjësisht ndikon në rritjen e mos-besueshmërisë në sistemin gjyqësor të vendit tonë.
Ky konstatim është përfshirë në Raportin e fundit të Avokatit të Popullit, i cili ka potencuar se parashtresat e qytetarëve lidhur me mosrespektimin e parimit të procedimit në kohë të procedurave gjyqësor për vitin 2016 shkojnë deri në 600 ankesa, shkruan gazeta KOHA.
Në mesin e shumë ankesave që janë dorëzuar në zyrën e Ombudsmanit, numërohet edhe ajo e një qytetareje të Shkupit, e cila nga viti 2009 e deri më sot nuk arrin të konstaton shkeljen ligjore që i është bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Duke ju referuar kësaj lënde, qytetarja e Shkupit, pasi nuk ka qenë e kënaqur me vendimin e instancës së parë gjyqësore, në këtë rast të Gjykatës Administrative, ajo ka vendosur që rastin ta apeloj deri në Gjykatën e Lartë Administrative.
Mirëpo, përkundër faktit se nga Gjykata Administrative në maj të vitit 2015 e kanë njoftuar se këtë lëndë do ta dorëzojnë për shqyrtimit të mëtutjeshëm në Gjykatën e Lartë Administrative, ata një gjë të tillë nuk e kanë bërë deri më tani. Në mungesë të organeve efektive, ku ky person ka mundur të ankohet, ajo ka vendosur që zgjidhjen përfundimtar të problemit të saj disa vjeçar ta kërkojë përmes zyrës së Ombudsmanit në Shkup. Për eksperten juridike, Margarita Caca-Nikollovska, e cila njëherit është edhe nënkryetare e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës, Konventat ndërkombëtare janë të qarta kur flasin për parimin e procedimit në kohë të lëndëve, gjegjësisht sipas saj, proceset gjyqësore që zhvillohen nëpër instancat e ndryshme gjyqësore duhet të përfundojnë në kohë dhe në përputhje me afatet ligjore.
“Në kohën kur përballemi me mos-respektimin e standardit për procedim në kohë të lëndëve gjyqësore, atëherë duhet ta konstatojmë se pse ndodh kështu dhe kush është fajtori në këtë rast. Për lëndët e parashtruara deri te Gjykata e Strasburgut, fajtor është shteti, mirëpo brenda shtetit duhet të iniciohen procedura ku do të vërtetohet përgjegjësia subjektive dhe të shihet se vallë çështja ka të bëjë me ndonjë problem sistemor, ose faji bie mbi disa gjykatës të caktuar, apo problemi mos është më i thellë dhe lidhja e tij të jetë me presionin partiak, ndikimin e tyre dhe kështu me radhë. Ky problem doemos duhet të detektohet dhe të konstatohet se cila është arsye e zvarritjes së një pjesë të procedurave gjyqësor dhe ku qëndron suksesi i përfundimit në kohë të disa tjerave”, thotë Nikollovska për gazetën KOHA.
Ish gjykatësja e Strasburgut, mes tjerash shton se duke i marrë parasysh të gjitha këto vërejtje, duhet të verifikohet se kush ia kompenson dëmin (nëse kompensohet) palës që është subjekt në këtë procedurë apo subjekteve tjera të caktuara. Nga analiza e punës për vitin 2016, të cilët përfaqësuesit e Ombudsmanit, e kanë përfshi në raportin e tyre, thuhet se reformat e deritanishme në sistemin gjyqësor ende nuk kanë siguruar supozime për realizim efikas të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve, kur bëhet fjalë për shqyrtimin e lëndëve gjyqësore brenda afatit ligjor.
Duke pasur për qëllim përshpejtimin e zgjidhjes së këtyre rasteve, nga zyra e Avokatit të Popullit kanë thënë se nevojitet shqyrtim i plotë i reformave gjyqësore që janë bërë deri më sot. Zgjatja enorme e procedurave gjyqësore, në radhë të parë nga pranimi i parashtresave të qytetarëve, është shkaku kryesor se pse Avokati i Popullit, ka konkluduar se qytetarët ballafaqohen me këto probleme kur mundohen t’i realizojnë procedurat civile dhe më pak ato penale. Sidoqoftë, kjo situatë nuk është fare më e mirë edhe në organet tjera gjyqësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama