Publikoi një fotografi provokuese, Mario e ngacmon me një koment në gjuhën shqipe Bebe Rexhën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është një prej personazheve më të përfolura në mediat rozë dhe jo vetëm.
Ajo po ashtu është shumë aktive në rrjetet sociale, nga ku ndan thuajse çdo ditë momente të ndryshme të jetës së saj.
Biondja mbrëmë rrëmbeu vëmendje me një fotografi në bikini, duke vënë në pah të pasmet e saj atraktive.

Në mesin e komenteve të shumta që pranoi, bie në sy reagimi i Mario Dedivanovic-it, grimerit të njohur të Kim Kardashian njëherësh edhe të sajin, i cili ka zgjedhur të shkruaj në gjuhën shqipe.
"Mos na korit vajzë", është ky komenti i shqiptarit i cili ka dashur t'i tërheq vëmendjen këngëtares që të mos bëjë më postime të tilla, por me shaka.
E menjëherë pas këtij komenti shqip të Marios kanë reaguar fansat: Nuk e dinim që flisje shqip Mario! Bebe Rexha dëgjoje vëllain e madh.
28-vjeçarja shihet se ka një raport të afërt me Marion, pasi shpesh dukjen e saj ia beson grimerit me prejardhje nga Mali i Zi.
Nga ana tjetër, Bebe aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit "You Can't Stop The Girl", që është kolonë zanore e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”. /Telegrafi/














































