Është kapur momenti kur kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, duke i thënë David de Geas të "heshte" gjatë një shkëmbimi të tensionuar në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Evropës, aty ku pësuan humbje 3-0 nga Sevilla.

Si anglezi ashtu edhe spanjolli patën paraqitje katastrofike në Stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan, ku gjashtë herë fituesit e Ligës së Evropës fituan melehtësi falëdy golave nga Youssef En-Nesyri dhe atij me kokë nga Loic Balde.


Goli i parë ishte një dhuratë absolute, pasi De Gea ia kaloi topin Maguires, i cili nuk ia doli ta kontrollonte mirë dhe u vu menjëherë nën presion.

Erik Lamela përfitoi nga ai gabim dhe më pas topi përfundoi te En-Nesyri , i cili shënoi me lehtësi në portën e De Geas.

Të dy u konsideruan fajtorë për atë gabim dhe një video e veçantë nga pjesa e parë tregoi një mosmarrëveshje të nxehtë mes dyshes.

De Gea u pa duke i bërtitur mbrojtësit, i cili u përgjigj me një veprim me dorë. Mund të kishte qenë që Maguire po kërkonte më shumë komunikim, por kjo po mirret në Angli si shenjë që gardiani të heshte. /Telegrafi/

https://twitter.com/UtdProp/status/1649140005908934663?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1649140005908934663%7Ctwgr%5Eb24618b3f16df8f59144d77e8d64e7e40b1278e2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fharry-maguire-david-de-gea-man-utd-sevilla-fan-reaction-478787-20230421

telegrafi sport app