Publikohet video: Një person sulmon fizikisht Alaudin Hamitin në mes të rrugës

Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Aluadin Hamiti, është përfshirë së fundmi në një incident fizik në Prishtinë.
Sipas materialeve të publikuara nga Indeksonline, Hamiti është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar.
Në një video të shpërndarë online, moderatori dëgjohet duke pyetur: "A je ti normal, hej?", teksa përpiqet të menaxhojë situatën.
Shkaqet e sulmit nuk janë bërë ende të qarta, por nga pamjet duket se Hamiti u largua shpejt nga personi në fjalë dhe më pas tentoi të xhironte situatën me telefon.
Mbetet për t’u parë nëse moderatori do të reagojë publikisht lidhur me këtë incident. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/02/2026
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































