Trailer-i për filmin e shumëpritur “Argylle” u publikua ditën e sotme (e enjte).

Është hera e parë që fansat e shohin Dua Lipën bionde së bashku me një kastë të mbushur me yje për filmin Apple Original dhe Universal Pictures nga regjisori i Kingsman Mattheë Vaughn, i vendosur për t'u shfaqur më 2 shkurt 2024.


Këngëtarja, 28 vjeçe, mahnit me një fustan ari ndërsa merr rolin e të dashurës së Henry Cavill në debutimin e saj në aktrim.

Të dy, Henry, 40 vjeçar dhe Dua, të cilët kishin një rol të vogël në “Barbie”, luajnë personazhe nga libri i Elly Conway (Bryce Dallas Howard).

Aktori merr rolin e agjentit Argylle, ndërsa Dua luan një tjetër spiune.

75932133 12570563 image a 59 1695897291910 Foto: Universal Pictures

Kasti përfshin gjithashtu Samuel L. Jackson, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, John Cena, Catherine O'Hara, Ariana DeBose dhe Rob Delaney.

Filmi u njoftua për herë të parë në qershor 2021, me Matthew Vaughn që drejtonte nga një skenar i Jason Fuchs, përshtatur nga një roman ende i pabotuar nga një shkrimtare misterioz e quajtur, Elly Conway.

75932091 12570563 image a 62 1695897414362 Foto: Universal Pictures

Botimi i romanit “Argylle” u caktua fillmisht për 29 shtator të vitit 2022, më pas u shty në 29 mars 2023 dhe tani me sa duket është caktuar për 9 nëntor 2023.

Apple njoftoi në gusht 2021 se ata kishin fituar të drejtat e filmit për një shumë të madhe 200 milionë dollarë. /Telegrafi/

75932107 12570563 image a 63 1695897428851 Foto: Universal Pictures

75932105 12570563 image a 64 1695897438798 Foto: Universal Pictures

75932129 12570563 image a 68 1695897488248 Foto: Universal Pictures