Publikohet promo e episodit të 128-të, Adelina kthen në studentë profesorët e "O Sa Mirë" (Video)

Seriali i njohur "O Sa Mirë" vazhdon të sjell episode të reja plot humor për shikuesit nga java në javë.
Me ardhjen e këngëtares Adelina Ismaili në serial si drejtoresha e shkollës, gjërat kanë ndryshuar.
Ajo vendosi javën e kaluar që profesorët e shkollës t'u riktheheshin bankave shkollore, për të kryer edhe njëherë studimet nga fillimi.
Dhe këtë javë, urdhri i saj u vu në zbatim, dhe në promon e episodit të 128-të mund të shohim se si Llukmani, Arbnori, Hakiu dhe të tjerët janë të veshur me uniformat e shkollës.
Ndërkohë, Sasa si gjithmonë do të vazhdoj të bëjë sherr me kundërshtaren e saj më të madhe, Xhesikën.
Episdo i 129-të do të publikohet të dielën, në ora 21:00. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/02/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































