LAJMI I FUNDIT:

Plani disa pikësh i Biden: Marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, duke respektuar integritetin territorial

Plani disa pikësh i Biden: Marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, duke respektuar integritetin territorial

Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden, e ka publikuar një plan disa pikësh, ku ka shpalosur se do të duken marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në letrën e dërguar nga komiteti shqiptaro-amerikan thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtar.


Tutje thotë se duhet të anulohet qasja e Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke rivendosur drejtësinë dhe barazinë në marrëdhëniet mes tyre dhe duhet punuar drejt një bashkëpunimi më të madh.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në deklaratë, njofton Telegrafi.

Po ashtu Biden thotë se do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë, dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit, duke përmendur edhe vëllezërit Bytyqi.

Ndër të tjera, përmend edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe hapat për integrimin në Bashkimin Evropian, përfshirë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Joe Biden po ashtu ka treguar se e ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.

Në letër thuhet po ashtu se do të përkrahë Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori