LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista e OJQ-ve që përfituan mbështetje nga shteti, shumë ankesa në ministrinë e Nenad Rashiqit

Publikohet lista e OJQ-ve që përfituan mbështetje nga shteti, shumë ankesa në ministrinë e Nenad Rashiqit

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka publikuar listën finale të organizatave joqeveritare, të cilat kanë përfituar mbështetje financiare përmes disa projekteve që kanë për qëllim rritjen e nivelit të punësimit të anëtarëve të komunitetit joshumicë dhe përmirësimin e kapaciteteve për të promovuar mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.

Janë gjithsej 57 OJQ që kanë përfituar nga thirrja publike, ndërkaq sipas ministrisë vendimi i Komisionit është i bazuar në rregulloren mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.


Qeveria publikon listën me emrat e OJQ-ve dhe mediave që kanë përfituar mbështetje financiare për promovimin e të drejtave të komuniteteve
Lexo po ashtu Qeveria publikon listën me emrat e OJQ-ve dhe mediave që kanë përfituar mbështetje financiare për promovimin e të drejtave të komuniteteve

Megjithatë, një numër i madh i organizatave të cilat nuk kanë përfituar mbështetje nga kjo thirrje publike, kanë bërë ankesë në Komisionin Vlerësues të projektit.

Ky i fundit pas shqyrtimit të ankesave ka nxjerr vendim për refuzimin e tyre duke dhënë edhe arsyetimet, të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë.

E një anëtar i Komisionit Vlerësues në kushte anonimiteti i ka thënë Telegrafit se në procesin e kontrollit të aplikimeve kanë ndodhur një sërë vendimeve të kundërligjshme.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe është në pritje të përgjigjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori