LAJMI I FUNDIT:

Publikohet dokumentari i Netflixit për Michael Schumacherin – rrëfime nga familjarët, intervista dhe pamje të rralla përfshihen brenda tij

Publikohet dokumentari i Netflixit për Michael Schumacherin – rrëfime nga familjarët, intervista dhe pamje të rralla përfshihen brenda tij

Dokumentari i Netflix mbi shoferin ikonik të Formula 1, Michael Schumacher do të publikohet më 15 shtator dhe aktualisht është publikuar ‘trailer’-i, i cili tregon se dokumentari do të përmbajë edhe disa intervista ekskluzive dhe pamje të rralla të tij.

Gruaja e Michael Schumacherit tha se piloti legjendar i Formula 1 ende i tregon asaj ‘sa i fortë është ai çdo ditë’ në një ‘trailer’ emocional për dokumentarin e tij të ardhshëm, shkruan The Daily Star.

Promoja u publikua në 30 vjetorin e debutimit të Schumacher itnë F1 në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991 dhe përfshinte mesazhe nga disa njerëz të afërt me të.


Dokumentari, i titulluar “SCHUMACHER”, do të dalë në Netflix më 15 shtator dhe do të synojë të shfaqë një anë tjetër të shtatë herë kampionit botëror në një portretizim shumë intim.

Do të përfshijë intervista të rralla, pamje të pa publikuara dhe video të xhiruara në shtëpi me mbështetjen e familjes së gjermanit, me gruan dhe dy fëmijët e tij që shfaqen gjithashtu në ‘trailer’.

Schumacher, 52 vjeç, pësoi një dëmtim pothuajse fatal në trurin e tij në një aksident me ski në vitin 2013, nga i cili ai u detyrua të merrte një trajtim mjekësor në shtëpi dhe të mbahej jashtë syve të publikut vitet e fundit.

Foto: Netflix Deutschland/YouTube

Gruaja e tij Corinna tha: “Unë thjesht ndjeva se ai ishte dikush i veçantë. Unë mendoj se ai është thjesht shumë i fortë mendërisht. Jashtëzakonisht i fortë”.

Shoferi i famshëm i Ferrari-t ishte i njohur si një konkurrent i frikshëm gjatë karrierës së tij në gara dhe punoi orë të panumërta në seanca praktike për të përsosur zanatin e tij dhe për të kultivuar një mentalitet fitues.

Foto: Netflix Deutschland/YouTube

Djali i tij Mick aktualisht po ndjek hapat e tij në sezonin e tij të parë si një shofer i F1 për Haas.

Mick thotë në dokumentar: “Kur e shikoj atë, mendoj: ‘Unë dua të jem i tillë’”.

Foto: Getty Images

Shoferi i Aston Martin, Sebastian Vettel, i cili është katër herë kampion bote dhe një mik i ngushtë i familjes Schumacher gjithashtu bëri një paraqitje.

Gjermani tha: “Nuk kishte asnjë si ai”.

Shfaqja do të ndjekë serinë dokumentare shumë të njohur “Drive to Survive” si prodhimi më i fundit i Netflix në F1. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës

Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Magazina
Dita Ndërkombëtare e Radios:

Dita Ndërkombëtare e Radios: "Radar" dhe "Wake Up" bashkojnë frekuencat

Magazina
Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori