Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar rezultatet zyrtare të Testit të Arritshmërisë për vitin 2025, i cili është mbajtur më 27 qershor.

Sipas të dhënave të përpunuara, arritshmëria mesatare e nxënësve në të gjitha lëndët është 48.8%.


Rezultatet e detajuara për secilën lëndë janë si më poshtë:

Gjuhë shqipe: 59.8%

Gjuhë angleze: 39.3%

Histori: 61.1%

Gjeografi: 52.9%

Matematikë: 38.9%

Informatikë: 54.7%

Fizikë: 40.6%

Kimi: 37.4%

Biologji: 42.6%

Në njoftim, MAShTI bën të ditur se afati për ankesa është i hapur nga data 8 deri më 10 korrik, dhe nxënësit apo prindërit mund të paraqesin ankesat në institucionet përkatëse brenda këtij afati.

Ministria ka theksuar se Testi i Arritshmërisë është si një mjet për vlerësimin e nivelit të dijes së nxënësve dhe për përmirësimin e politikave arsimore në të ardhmen./Telegrafi/