Janë shfaqur pamjet të cilat thuhet se tregojnë të dashurën e re të Gerard Piques në shtëpinë e familjes së futbollistit para ndarjes së tij nga gruaja, Shakira.

Këngëtarja raportohet se ka mbetur e shtangur nga pamjet e zbuluara nga gushti 2021, që u realizuan dhjetë muaj para se të njoftonte se ishte ndarë nga partneri i saj prej 11 vitesh.


Clara Chia Marti duket se është në sfondin e një interviste që futbollisti bëri nga shtëpia e tij në Barcelonë, kurse artistja e famshme asokohe ishte jashtë vendit së bashku me dy fëmijët.

66367631 11615253 Unearthed footage Video footage has emerged appearing to show Ge a 19 1673280195843 Pamje të papublikuara nga një intervistë e Piques

Gerard u shfaq me të dashurën dhe kolegen e tij, Clara Chia Marti, 23 vjeçare, pasi konfirmoi ndarjen nga Shakira verën e kaluar.

Pamjet e intervistës tregojnë një grua që i ngjan Claras duke hyrë në intervistë, ndërsa Gerard fliste me shërbimin amerikan të transmetimit të drejtpërdrejtë të videos, Twitch.

Një burim i brendshëm pretendon se Gerard, 35 vjeç dhe Shakira, 45 vjeçe, jetonin ende 'të lumtur’ në atë kohë.

66112483 11591545 image a 1 1672647583062 Shakira dhe Pique

Burimi tha se këngëtarja është 'shkatërruar kur mësoi se kjo grua ndihej qartë si në shtëpinë e tyre që ata e ndanin me fëmijët.

“Është shkatërruese për të të mësojë se kjo lidhje kishte vazhduar për shumë më gjatë nga sa e imagjinonte ajo.

65651767 11615253 Weekend away Shakira s time with the boys coincided with estrang m 124 1673278208537 Pique dhe Clara Chia

Shakira u duk se e goditi ish-in e saj me një postim të Vitit të Ri për tradhtinë, duke thënë në një mesazh në Instagram: “Megjithëse plagët tona mbeten të hapura në këtë vit të ri, koha ka duart e një kirurgu”.

“Edhe pse dikush na ka tradhtuar ne duhet të vazhdojmë të besojmë. Përballë përbuzjes, vazhdojmë të vlerësojmë veten”.

66112475 11591545 image a 2 1672647679425 Shakira me fëmijët e saj

“Sepse ka më shumë njerëz të mirë se të pahijshëm. Më shumë njerëz me ndjeshmëri sesa indiferencë”, thuhet më tej.

Ish-çifti njoftuan ndarjen e tyre në qershor pas 11 vitesh së bashku.

Ata kanë dy fëmijë: Milan dhe Sasha. /Telegrafi/