LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet që tregojnë kamionin që mbante rreth 400 qen, që po dërgoheshin për t’u therur në një festival vjetor në Kinë

Publikohen pamjet që tregojnë kamionin që mbante rreth 400 qen, që po dërgoheshin për t’u therur në një festival vjetor në Kinë

Policia kineze ka kapur një kamion që transportonte 386 qen për t’u therur në festivalin vjetor të ngrënies së mishit të qenit në qytetin jugor kinez të Yulin, i cili ishte planifikuar të fillonte të martën – ditën e solsticit të verës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se qentë ishin futur në kafaze me tela në kushte të këqija, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Me zbulimin e kamionit fundjavën e kaluar, aktivistët e të drejtave të kafshëve u shqetësuan se disa prej tyre mund të vuanin nga sëmundje infektive.

Kështu ata raportuan kamionin në polici, duke cituar legjislacionin e vendit për parandalimin e epidemisë.

Lin Xiong, një nga aktivistët që pa kamionin, tha: “Ishte e tmerrshme të shihje kaq shumë qen në një gjendje kaq të tmerrshme, ishte si një kamion nga ferri për këto kafshë të gjora… Therja e qenve për mish sjell turp për vendin tonë dhe kështu ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të shohim fundin e kësaj vuajtjeje”. /Telegrafi/