LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e vrasjes të ish-policit Arben Bilali, autorët zbrazën kallashnikovin nga një ‘Benz’ në lëvizje (Video)

Publikohen pamjet e vrasjes të ish-policit Arben Bilali, autorët zbrazën kallashnikovin nga një ‘Benz’ në lëvizje (Video)

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali. 50-vjeçari është ekzekutuar sapo ka zbritur nga makina e tij.

Në videon e cila është bërë publike nga Top Channel, duket Bilali teksa zbret nga makina e tij, ndërsa autorët vijnë me një makinë tjetër Mercedez Benz me ngjyrë të errët.

Sipas mediave shqiptare, makina e autorëve është me targa false, të siguruara nga një mjet Fiat Punto, i raportuar i vjedhur dy vite më parë në qytetin e Vlorës.


Mbi ish-policin janë zbrazur 14 plumba. Asnjëri nga vrasësit nuk ekspozohet dhe nuk del nga makina, e cila pas breshërisë, largohet qetësisht në drejtim të paditur. Ata qëllojnë egërsisht mbi Arben Bilalin.

Dyshohet se autorët prej disa kohësh e mbanin nën vëzhgim viktimën.

Hetuesit kanë konstatuar një kamera e cila ishte vendosur në një vend të pazakontë, ndaj dhe dyshimet janë se kamera është vendosur nga autorët të cilët më pas i kanë kontrolluar lëvizjet përmes celularit.

Dyshimet shtohen dhe nga fakti se autori dilte pak nga banesa e cila ishte e monitoruar nga kamera sigurie pasi më parë i ishin vrarë dy vëllezër.

Familjarët kanë mohuar që kanë pasur konflikte të vjetra ndërkohë që një pistë hetimi është dhe hakmarrja.

Në polici janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërsa janë pyetur persona të grupit të cilët dyshohet se Bilali kishte konflikt.

Policia ka sekuestruar rreth 30 kamera sigurie të zonës, “Vasil Shanto” për të identifikuar autorët që janë larguar me Mercedes me targa te falsifikuara.

Burimet bëjnë me dije se mjeti tip ‘Fiat Punto’ me targë AA 747RV që përdorën autorët e vrasjes figuron i vjedhur në qytetin e Vlorës.

Burimet nga policia bënë me dije se ai është ndjekur nga agresorët prej zonës së “Vasil Shantos” dhe deri në ndalimin në vendin ku edhe i qëlluan. Arma e përdorur ka qenë automatike dhe me silenciator.

Për të parë videon klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Lajme
Kalo në kategori