LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e vrasësit që shëtitet me skuter rrugëve të New Yorkut dhe qëllon me revole këmbësorët

Publikohen pamjet e vrasësit që shëtitet me skuter rrugëve të New Yorkut dhe qëllon me revole këmbësorët

Policia e New Yorkut thotë se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në pesë të shtëna të ndara në Brooklyn dhe Queens nga një 25-vjeçar, që hipi në një skuter nëpër rrugë dhe qëlloi njerëz në mënyrë të rastësishme.

New York Post raporton se policia arrestoi sulmuesin me origjinë hispanike, i cili përdori një skuter pa targa të fshehur gjurmët për krimin e kryer të shtunën, transmeton Telegrafi.


Gjatë arrestimit të tij iu gjet një pistoletë nëntë milimetra me një sasi shtesë municioni, çka tregon se ai kishte planifikuar të vriste një numër shumë më të madh personash.

Ky djalë kishte shumë municion. Mund të kishte pasur më shumë njerëz të qëlluar atje”, tha një burim nga policia e New Yorkut.

New York Post publikoi pamjet shqetësuese të dy nga pesë sulmet në faqen e saj të internetit. E para ndodhi në Queens, ku pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë një sulmues që kalon ngadalë rrugën me një skuter, dhe fillon të qëllojë mbi njerëzit që qëndronin në trotuar.

Ai fillimisht synoi një burrë që shëtiste qenin e tij, por ia huqi. Një 87-vjeçar që ndodhej para tyre është kthyer nga zhurma e armës, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar dhe ka goditur të moshuarin, të cilit menjëherë ka filluar të rrjedh gjak.

Në sulmin e dytë të regjistruar, sulmuesi me skuter synoi një të ri që po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve. Kjo viktimë vetëm u plagos dhe mbijetoi së bashku me dy persona të tjerë që u qëlluan nga sulmuesi atë ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Kalo në kategori