LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e reja nga shtënat në Illinois, ku u vranë gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë u plagosën

Publikohen pamjet e reja nga shtënat në Illinois, ku u vranë gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë u plagosën

Prindërit e tmerruar janë parë duke kapur fëmijët e tyre që i kishin në karroca, për t’i shpëtuar plumbave që fluturonin në të gjitha anët gjatë paradës së organizuar me rastin e 4 korrikut në Illinois, ku humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë u plagosën.

Videoja amatore që e ka siguruar Daily Mail shfaq skenën kaotike në Highland Park, Illinois, ku vetëm 15 minuta pas fillimit të paradës dëgjohen të shtënat, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë realizuar më telefon të mençur nga një ndërtesë, kurse nga e njëjta lartësi dyshohet se autori i sulmit kishte shtënë me pushkë automatike mbi civilët.


Kush është autori i sulmit në paradën e Illinois? Reperi që “peshon” 100 mijë dollarë dhe ka 16 mijë dëgjues në Spotify
Lexo po ashtu Kush është autori i sulmit në paradën e Illinois? Reperi që “peshon” 100 mijë dollarë dhe ka 16 mijë dëgjues në Spotify

Karrige, karroca dhe batanije të shumta kanë mbetur në vendin ku po mbahej parada, pasi qytetarët me shpejtësi u larguan nga frika se do ta kenë fatin e njëjtë si gjashtë tjerët që humbën jetën.

Sulmuesi është identifikuar si Robert E. Crimo, 22-vjeç që njëherit merret me muzikë dhe ka emrin artistik Awake.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arrestoi autorin e sulmit, i cili doli nga vetura duke mbajtur duart lart. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori