LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e aeroplanit të forcave ajrore belge që u rrëzua në Francë

Publikohen pamjet e aeroplanit të forcave ajrore belge që u rrëzua në Francë

Një aeroplan luftarak F-16 i forcave ajrore belge është rrëzuar sot në një zonë të banuar në perëndim të Francës, kurse njëri nga pilotët ka mbetur i varur në shtyllën elektrike të tensionit të lartë.

Ekipet emergjente të Francës kanë arritur ta shpëtojnë pilotin që kishte mbetur i varur në shtyllën e tensionit të lartë, pasi ishte katapultuar nga kabina e aeroplanit që u rrëzua në Bretani të Francës, transmeton Telegrafi.

Mediat franceze raportojnë se edhe piloti i dytë është shpëtuar, e për fat të mirë asnjë banorë i këtij qyteti nuk është lënduar, por një zonë e caktuar është evakuuar për shkaqe sigurie.


E në internet janë publikuara pamjet e momentit rrëqethës të rrëzimit të aeroplanit që po fluturonte me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/