LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje të Romeos i rrethuar nga sigurimi gjatë spektaklit, Donaldi refuzoi të shkonte në pas-ndejën e Big Brother VIP

Publikohen pamje të Romeos i rrethuar nga sigurimi gjatë spektaklit, Donaldi refuzoi të shkonte në pas-ndejën e Big Brother VIP

Për rezultatin e finales së “Big Brother VIP”, në kundërshtim me verdiktin reaguan disa prej miqve të Donaldit, përfshirë Elgit Dodën dhe partneren e tij, Klea Huta.

Deri në këtë moment, një reagim nuk e ka bërë Donaldi apo vëllai i tij Romeo, i cili përgjatë gjithë aventurës ishte shumë i angazhuar nga jashtë me përkrahje, surpriza e mobilizim të fytyrave publike në një kampanjë shumë dinamike për mbështetjen e Donaldit drejt fitores.

Ndonëse nuk postoi asgjë, ai ka qenë në hapësirat e Top Channel përgjatë spektaklit, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes që e ndoqën programin me miqtë.


Elgit Doda i zhgënjyer pas humbjes së Donaldit në Big Brother VIP: Nuk hahet haku i një populli
Lexo po ashtu Elgit Doda i zhgënjyer pas humbjes së Donaldit në Big Brother VIP: Nuk hahet haku i një populli

Pas shpalljes së fituesit, Romeo është dukur i tensionuar në prapaskena. Në një video të siguruar nga Prive, ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit.

Donaldi në finalen e Big Brother VIP (Foto: Top Channel)

Krah tij, me gjasë në përpjekje për ta ç’tensionuar situatën shihet zëvendës drejtori i Top Channel, Bjorn Xhokaxhi.

Në turmë, andej kalon edhe vëllai i Bora Zemanit, Lisieni, i cili duket i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, si pjesë e stafit të Top Media.

"Na ke zhgënjyer për mirë", deklarata e pakuptimtë e moderatores Arbana Osmani gjatë finales së Big Brother VIP
Lexo po ashtu "Na ke zhgënjyer për mirë", deklarata e pakuptimtë e moderatores Arbana Osmani gjatë finales së Big Brother VIP

Në insertin e siguruar nga Prive.al, disa prej pjesëtarëve të sigurimit shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar.

Prive.al poashtu mëson se Donaldi nuk ka vazhduar në “after party (pas-ndejë)” në shtëpinë e “Big Brother VIP” por është larguar bashkë me vëllain, Romeon dhe Trixën.

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Magazina
Kalo në kategori