Rep-artisti shqiptar, Lumi B, është ndër më të dashurit në estradën shqiptare,

Krijuesi i hitit “Makiato” ndër vite ka pasur sukses të madh përmes projekteve muzikore, që kanë pësuar me mbajtjen e koncerteve të shumta.


Si duket, reperi tashmë ka bërë një investim të ri me të ardhurat, duke blerë kështu një banesë luksoze.

g 1 (Foto: Instastory/ermal.fejzullahu)

Këtë e ka bërë të ditur këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ku përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka shpërndarë pamjet e vendit luksoz.

Në po të njëjtën video shihet Lumi B nga pjesa e prapme, ndërsa para tij shihet kuzhina dhe disa karrige të dizajnuara.

erer (Foto: Instastory)

“Urime banesa e re, shoku im Lumi B”, ka shkruar Ermali në mbishkrim.

Vlen të përmendet se “Pate” titullohet projekti i fundit nga reperi, që erdhi në bashkëpunim me Yll Limanin. /Telegrafi/

gh (Foto: Instastory)