LAJMI I FUNDIT:

Publikohen imazhe si kurrë më parë të Jupiterit të shkrepura nga teleskopi James Webb

Publikohen imazhe si kurrë më parë të Jupiterit të shkrepura nga teleskopi James Webb

NASA këtë javë publikoi imazhe spektakolare të fillimit të universit të shkrepura nga teleskopi më i madh në botë i shkencës hapësinore, James Webb.

Raundi i parë i imazheve na dha një pamje befasuese të kozmosit, me imazhet më të thella dhe më të mprehta infra të kuqe të universit të largët deri më sot, transmeton Telegrafi.

Tani janë publikuar fotografi të reja që janë bërë gjatë testeve të kalibrimit të teleskopit hapësinor, duke na dhënë një pamje të papara të Jupiterit, planetit të pestë nga dielli dhe më i madhi në sistemin diellor.


Adhuruesit e Jupiterit do të identifikojnë disa tipare të njohura të gjigantit të gazit – unazat e tij, tre nga hënat e tij: Europa, Thebe dhe Metis, si dhe Njollën e Madhe të Kuqe, “një stuhi mjaft e madhe për të gëlltitur Tokën”, sipas NASA-s.

Rrethi ikonë duket i bardhë në këtë imazh për shkak të mënyrës se si u përpunua imazhi me infra të kuqe nga Webb.

“Të kombinuara me imazhet e fushës së thellë të publikuar një ditë më parë, këto imazhe të Jupiterit demonstrojnë kuptimin e plotë të asaj që Webb mund të vëzhgojë, nga galaktikat më të zbehta dhe më të largëta të vëzhgueshme deri te planetët në oborrin tonë kozmik që mund t’i shihni me sy të lirë nga oborri juaj aktual”, tha në një deklaratë Bryan Holler, një shkencëtar në Institutin Shkencës të Teleskopit Hapësinor në Baltimore.

Imazhet janë marrë me dy filtra të ndryshëm që nxjerrin në pah gjatësi vale të veçanta të dritës.

Një pjesë e testit ishte të sigurohej që teleskopi mund të gjurmonte objektet që lëvizin shpejt nëpër sistemin diellor, siç është Jupiteri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori