Sezoni 2019/2020 i Ligës së Kampionëve do të përfundojë me finalen e 30 majit që do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Stadiumi Olimpik ‘Ataturk’ do të jetë arena e ndeshjes kryesore të garës më të madhe evropiane për edicionin e sivjetmë që shënon sezonin e 65-të të turneut primar të klubeve evropiane dhe të 28-tin me radhë prej se është emëruar Liga e Kampionëve.


Në ndërkohë, në internet ‘kanë rrjedhur’ disa fotografi të topit, me të cilin do të luajnë dy skuadrat që do të kualifikohen në finalen e madhe.

topi2 (Foto: as.com/Twitter)

Ndryshe, fituesi do ta sigurojë të drejtën për të luajtur me fituesin e Ligës së Evropës për Superkupën e UEFA-s.

Po ashtu, ekipi triumfues kualifikohet menjëherë në fazën grupore të sezonit të ardhshëm (2020/2021) të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

topi4 (Foto: as.com/Twitter)

topi1 (Foto: as.com/Twitter)

telegrafi sport app