LAJMI I FUNDIT:

​Publikohen emrat e kandidatëve për kryesues të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

​Publikohen emrat e kandidatëve për kryesues të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Kuvendi i Kosovës po voton për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. Nga tre kandidatë sa janë përzgjedhur nga komisioni, deputetët do të votojnë për një prej tyre.

Bastri Sallahu, Ibrahim Krasniqi dhe Merita Shaqiri-Berisha janë kandidatët që janë në garë për kryesues të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.


Nënkryetarja e Komisionit Funksional për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Doruntinë Maloku tha se kanë aplikuar tetë kandidatë. E kryesuesi ka mandat tre vjeçar, i cili zgjidhet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me mundësi të rizgjedhjes për vetëm edhe një mandat.

“Në bazë të nenit 42, 2 të Ligjit 05L 042 për rregullimin e shërbimeve të ujit, komisioni përkatës parlamentar ka shpallur konkursin 15 ditorë. Komisioni Parlamentar Përkatës pas pranimit të dosjes së aplikantëve i dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës së paku dy kandidatë për votim në kuvend. Komisioni për Ekonomi si komision përkatës me datën 17 qershor 2020 mori vendim për formimin e panelit për zgjedhjen e kryesuesit të komisionit shqyrtues të ARREU në këtë përbërje: Endrit Shala nga Nisma kryesues, Elbert Krasniqi nga Vetëvendosje, Doruntinë Maloku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, Palë Lekaj nga AAK, Zoran Mojsilloviq nga Lista Serbe dhe Adem Hoxha nga 6+”, tha ajo.

Konkursi është hapur nga Kuvendi i Kosovës nga data 1 qershor dhe ka përfunduar me datën 15 qershor. Maloku ka treguar emrat e tre kandidatëve të cilët po votohen në Kuvend të Kosovës.

“Pas shqyrtimit të aplikacioneve të kandidatëve u konstatua se kanë aplikuar tetë kandidatë, gjashtë kandidatë i kanë plotësuar kushtet formale sipas ligjit dhe duhet të ftohen për intervistë, ndërkaq dy kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet formale ligjore dhe janë eliminuar nga lista e ngushtë… Në bazë të lartcekurave me datën 15 korrik 2020, komisioni pas shqyrtimit të raportit të panelit vendosi t’i propozojë kuvendit dhe të zgjedhë me votim të fshehtë një nga tre kandidatët e propozuar për kryesues të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullativ të Shërbimit të Ujit me mandate tre vjeçar si në vijim: Bastri Sallahu, Ibrahim Krasniqi dhe Merita Shaqiri-Berisha”, ka njoftuar ajo. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori