LAJMI I FUNDIT:

Publikohen dëshmi se si profesorët mobilizohen për t’iu ndihmuar nxënësve të kopjojnë në Provimin e Maturës

Publikohen dëshmi se si profesorët mobilizohen për t’iu ndihmuar nxënësve të kopjojnë në Provimin e Maturës
Foto: Ilustrim

Të shtunën e 18 qershorit, 22 mijë nxënës të klasave të 12-ta në nivel vendi do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës.

Organizata ETEA njofton se është duke përcjellë me vëmendje komunikimet mes nxënësve lidhur me Provimin e Maturës dhe konstaton se gjendja është tejet alarmante.


Sipas dëshmive të siguruara nga kjo organizatë, maturantët janë duke bërë përgatitje për të kopjuar në teste.

Sipas ETEA-s, në këto dëshmi flitet për përfshirjen e mësimdhënësve në grupet e rrjeteve sociale të hapura për qëllime të kopjimit.

Po ashtu, thuhet se flitet për përfshirjen e studentëve dhe familjarëve në grupet në fjalë.

Përgjigjet nga Testi i Arritshmërisë shpërndahen në rrjete sociale
Lexo po ashtu Përgjigjet nga Testi i Arritshmërisë shpërndahen në rrjete sociale

“Në këto komunikime vërehen edhe diskutime ku kërkohen këto shërbime duke premtuar pagesa. Nga komunikimet kuptohet se ka student të cilët ofrojnë ndihmë për kopjim në këmbim të votave për Zgjedhjet Studentore në Universitet”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se ajo që bije më shumë në sy e që dallon nga grupet e formuara nga semi-maturantët me qëllim të kopjimit në Testin e Arritshmërisë, ka të bëjë me rregullat dhe metodat e sofistikuara që maturantët aplikojnë për të pamundësuar identifikimin e tyre në këto grupe.

“Emrat e grupeve të rrjeteve sociale ndryshojnë vazhdimisht. Kushdo që përfshihet në këto grupe, për të qëndruar aty obligohet ta mbajë foton e profilit dhe emrin dhe mbiemrin ta zëvendësojë me iniciale, përndryshe përjashtohet nga grupet në kohë rekorde. Administratorët e grupeve në fjalë duket të jenë të ashpër përmes paralajmërimeve dhe kërcënimeve ndaj kujtdo që identifikohet se ka shpërndarë informacion për ekzistimin dhe funksionimin e këtyre grupeve”.

Organizata ETEA përshëndet vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të përfshirë ekspertë të kibernetikës në grupet punuese të Këshillit Shtetëror të Maturës, të cilin vendim e aplikoi edhe në pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë.

Por, bazuar në deklaratën e publikuar nga MASHTI më datë 17.06.2022 për mbarëvajtjen e pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë, ETEA konstaton se përfshirja e ekspertëve të kibernetikës në këto grupe punuese nuk është e mjaftueshme për të mos thënë se është krejtësisht e pavërejtëshme.

“Kjo pasi grupet e semi-maturantëve për qëllime të kopjimit, me anëtarësi deri në 5 mijë persona, kanë qenë aktive ngjashëm sikurse në pjesën e parë të Testit të Arritshmërisë dhe komunikimi ka qenë në dinamikë kulminante gjatë kohës së zhvillimit të testit në fjalë”.

Organizata ETEA mes tjerash bën thirrje ndaj ministrisë si dhe Drejtorive Komunale të Arsimit në nivel vendi, që ta marrin me seriozitet të shtuar këtë situatë.

ETEA rekomandon që të konsiderohen me urgjencë masa rigoroze për parandalimin e fenomeneve të tilla për të parandaluar degradimin e mëtejmë të sistemit arsimor, si vijon, por pa u kufizuar:

  1. Të shqyrtohet mundësia e përfshirjes së bllokuesve të valëve në Qendrat e Testimit përgjatë kohës së zhvillimit të testeve;
  2. Të pajisen komisionerët/et dhe administruesit/et e testeve me detektorë për zbulimin e pajisjeve elektronike;
  3. Të rimendohet organizimi i grupeve punuese duke përfshirë sa më shumë zyrtarë dhe njohës të krimeve kibernetike të cilët duhet të angazhohen maksimalisht duke u qasur në këto grupe për të siguruar informacion në kohë reale në mënyrë që të identifikohen të gjithë ata/o që mundësojnë, inkurajojnë dhe njëherësh aplikojnë të tilla metoda mashtruese.

Në të kundërt, ETEA konsideron se është më e arsyeshme të pezullohet organizimi i testeve kombëtare për klasat e 9-ta dhe 12-ta derisa te krijohen kushtet për testim të drejtë, korrekt dhe trajtim të barabartë të fëmijëve – se sa të vazhdohet në këtë mënyrë vit pas viti.

“Pasi kjo, para se gjithash, është e dëmshme për vet nxënësit/et e Kosovës të cilët, tani e disa vite vazhdojnë të prijnë në kontinentin evropian për analfabetizëm funksional”, përfundon komunikata.

Ndryshe, ditë më parë rreth 24 mijë nxënës të cilët kanë përfunduar klasën e nëntë iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë.

Në media u raportua se edhe kësaj radhe testet me përgjigjet e sakta u shpërndanë në rrjete sociale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori