LAJMI I FUNDIT:

Fetai: Janë përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 17 milionë euro (Video)

Fetai: Janë përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 17 milionë euro (Video)

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot ka mbajtur konferencën e radhës për shtyp, ku shpalosi detaje për lëndën e re hetimore të quajtur ”Trust” (Besimi), njofton Telegrafi Maqedoni.

Çdo parregullsi dhe shkelje e ligjit që lidhet për prokuroren Katica Janeva dhe ekipin e saj, do të ngritet padi dhe ankesa në institucionet e RM-së dhe kërkojmë që të ndëshkohen të paditurit.


‘Edhe pse jemi prokurorë të autorizuar që i mbrojmë interesat e qytetarëve të RM-së, megjithatë nga zyrtarë të caktuar nuk e respektojnë ligjin dhe këtë institucion dhe ne do t’u kundërvihemi këtyre. Qasja jonë ka qenë dhe do të jetë profesionale. edhe pse pas gjithë tentimeve për bashkëpunim me disa persona dhe institucione nuk u mundësua.

Hetimet financiare kërkojnë një kohë më të gjatë për analizë, por kur folet për mandatin tonë, atëherë themi se nuk duhet të vendosen kornizat se ku duhet të hetojmë, ne kemi të drejtë të hetojmë për përgjimet nga 2008 e deri në 2015.

”Titanik” është zgjeruar për 15 persona dhe më shumë vepra penale, ku ka edhe implikime financiare. Bëhet fjalë për zyrtarë të pushtetit dhe për bashkëpunëtorë të tyre të niveleve më të ulta të institucioneve.

Konferenca është për të lajmëruar hetimin më të ri të quajtur ”Trust” për të cilën më tepër është duke folur momentalisht prokurorja Fatime Fetai.

Fatime Fetai

”Trust” ka të bëjë me tendera dhe mjete financiare se si një konzorcium arriti të fitojë tender dhe aneks tenderi. Kompania fitoi 1.60 milionë denarë para të qytetarëve të Maqedonisë, ose mbi 17 milionë euro, në mënyrë të paligjshme.

Procedura parahetimore filloi në bazë të tre bisedimeve të përgjuara, dy nga të cilat nuk janë publikuar aspak. Bëhet fjalë për ankand publik të shpallur nga AD ELEM. Të dyshuar janë  udhëheqës të kompanive, Transmet DOEL Shkup, Sileks Nemetali dhe VATO DEOO, pasi që kanë shkelë procedurat për marrje të tenderit publik.

Materialet çojnë në dyshime se të njëjtit, si dëshmi për të patur mjete teknike për pjesëmarrje në fazën e parë dhe në të dytën, kanë përdorur dokumente të rrejshme.

Transmet DOEL në Shkup ka dorëzuar dokumente të rrejshme për mekanizëm, faktura, marrëveshje lizingu, si dhe të dhëna tjera të rrejshme. Sileks Nemetali, gjithashtu ka dorëzuar dokumente të rrejshme për pronësi, si faktura për mekanizëm, si edhe për çështje kadrovike.

VATO DEOO gjithashtu ka dorëzuar dokumentacione në gjuhën turke për pronësi mekanizmi, gjoja mobile, por në fakt kanë qenë statike

Janë realizuar përfitime pronësore prej 1 milardë denarë në mënyrë të paligjshme, dhe aneksi me 60 milionë denarë – pa TVSH, ose mbi 17 milionë euro. Pagesa është kryer nga AD ELEM.

Gjithsej ka tre persona fizik dhe tre persona juridik. Dy kërkesa do të dorëzohen për masë paraburgimi ndaj dy personave prej gjithsej të dyshuarve.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori