LAJMI I FUNDIT:

PSP paralajmëron ankesë për rastin ‘Arka’, pritet ndërrimi i gjykatëses

PSP paralajmëron ankesë për rastin ‘Arka’, pritet ndërrimi i gjykatëses

PSE me siguri do të apelojë vendimin për rastin ‘Arka’ që mos t’i shqiptohet masë paraburgimi njërit prej të dyshuarve në “Arka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ankesa e PSP-së duhet ta shqyrtojë Këshilli prej tre anëtarësh të Gjykatës Penale, i cili brenda 48 orëve duhet të vendosë nëse do të konfirmojë vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake ose të pranojë kërkesën e PSP-së dhe do të përcaktojë masë paraburgimi apo do të përcaktojë një masë tjetër.

‘Kërkesat Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për përcaktimin e masave kundër katër të dyshuarve në “Arka” janë të shpërndara në mesin e tre gjyqtarëve të procedurës paraprake, të cilat vendosin për propozimet e PSP, shpjegojnë nga Gjykata e Penale për portalin Meta.


Prokuroria Special Publike, në ndërkohë është në pritje të vendimit të kryetari të Gjykatës Themelore Shkup 1, Vlladimir Panchevski, në lidhje me kërkesën e PSP për ndërrimin e gjyqtares e cili duheshte të vendosë për masat e kujdesit, domethënë për konfiskimin e pasaportave të tre të dyshuarve në “Arka” , përndryshe ish-zyrtarë të lartë të DSK-së dhe MPB-së.

PSP, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, për shkak të rrethanave që tregojnë nga ana e tyre se, dyshohet për njëanshmëri. Konkretisht, kunati i gjyqtares apo vëllai i bashkëshortit të saj punon për ndërmarrjen që është në marrëdhënie të ngushtë “Finzi”.

Pançevski, në bazë të Ligjit të Procedurës Penale, ka tre ditë për të vendosur mbi përjashtimin e gjyqtares. Gjykata Penale tha se vendimi do të bëhet i ditur ndoshta nesër ose të mërkurën më së voni.

Nga atje, deri më tani nuk ka informata në lidhje me atë se kur gjykatësi i tretë do të vendosë për kërkesën e PSP-së për ngrirjen e llogarive të ndërmarrjes “Finzi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori