Psikologu konfirmon: Janari është muaji më i rëndë për ndryshime, koha ideale për marrje vendimesh është pranvera

Fillimi i vitit zakonisht është kohë e vendimeve dhe shumica e njerëzve në janar marrin vendime. Mirëpo, një numër i madh njerëzish shpejt heqin dorë
Tim Bono, psikolog në Universitetin e Washingtonit në St. Louis thekson që vendimet është më mirë t’i merrni në pranverë sesa në janar.
Në të vërtetë, pranvera me vete sjell edhe humor më të mirë, për dallim nga janari i ftohtë dhe depresiv.
“Ndoshta duhet të harrojmë që janari është koha më e mirë për marrje të vendimeve. Ndoshta ky është muaji më i vështirë për ndryshime”, ka thënë dr. Bono dhe ka shtuar që koha e ftohtë vështirëson arritjen e qëllimeve të dëshiruara.
Gjithashtu konsideron që “rënia” e humorit e cila vjen pas festave nuk është assesi zgjedhje e mirë për ndryshime. Kjo mund të thotë më pak motivim për vendime të reja, transmeton Telegrafi.
Bono ka sqaruar se madje edhe ata të cilët jetojnë në kushte më të ngrohta klimatike kanë probleme me marrjen e vendimeve, sepse dimrit ditët janë më të shkurtra.
– Shpesh nënvlerësojmë sa mund të ndikojë te ne drita e diellit. Ditët e para të janarit janë ditët më të shkurtra të vitit. E dimë që drita e diellit kur hyn në sistemin e shikimit aktivizon rrathët e neuroneve të cilat janë të lidhura me gjendje të shumta psikologjike.
“Disa njerëz dalin nga shtëpia nëpër errësirë kur shkojnë në punë, ndërsa në shtëpi sërish kthehen nga puna nëpër errësirë. Kufizimi i dritës së diellit mund të ndikojnë në mirëqenien tonë të përgjithshme edhe në nivel energjie”, thekson Bono.
“Vetëm kujtoni të gjitha ato që veprojnë kundër jush në atë kohë të vitit. Nuk ka asgjë të keqe të prisni disa muaj kur rrethanat të jenë më të mira dhe më të përshtatshme për të marrë vendime”, përfundon Bono. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës