LAJMI I FUNDIT:

PSHDK: Kurti rrezikon të dëmtojë keq raportet mes Kosovës dhe SHBA-së

PSHDK: Kurti rrezikon të dëmtojë keq raportet mes Kosovës dhe SHBA-së

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) është thellësisht e shqetësuar me gjendjen e përgjithshme në Kosovë, e në veçanti me paqartësinë që po e përcjellë procesin e dialogut me Serbinë dhe rreziqet që paraqet eskalimi i situatës në veri pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Kryetari i PSHDK-së, Zef Morina, në një konferencë për media tha se kjo parti e konsideron gabim të rëndë strategjik, vendimin e Qeverisë së Kosovës për reduktimin e krejt problemit në një çështje teknike, siç është kjo e targave, e që i dha sipas tij Serbisë pretekst për diversion kriminal në veri të vendit.


Ai duke kërkuar që të shtyhet vendimi për targat edhe për 10 muaj, ashtu siç është edhe kërkesë e partnerëve ndërkombëtare, tha se Kurti rrezikon të dëmtojë keq raportet e shtetit tonë me partnerët strategjik, SHBA-të.

“PSHDK mbron qëndrimin se konfrontimi me SHBA-të dhe BE-në, duke refuzuar një kërkesë pragmatike për shtyrjen për 10 muaj të implementimit për ndërrimin e targave, është gabim i rëndë, i cili nuk duhej të ndodhte assesi. Kjo sjellje e Kurtit rrezikon të dëmtojë keq raportet e shtetit të tonë me partnerët strategjikë në botë, pa të cilët Kosova nuk mund të konsolidohet si shtet në bashkësinë ndërkombëtare. PSHDK mendon se edhe ashtu, problem me Serbinë nuk mund të zgjidhet përmes të ashtuquajturave marrëveshje të veçanta teknike, siç është kjo e targave”, theksoi Morina.

Sipas Morinës, Kurti dhe Osmani nuk duhet të mbyllin rrugë me veprime politike tërësisht joproduktive, madje edhe tensionuese, të cilat PSHDK mendon se Serbia dhe Rusia i mirëpresin. Sipas tij, krerët e shtetit duhet ta bëjnë të kundërtën.

Ai ka shtuar se është koha e fundit që Osmani dhe Kurti të vendosin interesin e vendit para ‘egove dhe krenarive’ të tyre irracionale popullsitë, teksa theksoi se dialogu me Serbinë duhet të mbyllet me njohje të ndërsjellë.

“Duke qenë të vetëdijshëm për këto rrethana të reja, Kosova dhe qeveria e saj duhet ta kuptojnë thellësinë e seriozitetit dhe urgjencës së arritjes së marrëveshjes me Serbinë në kuadër të dialogut, e cila medoemos duhet të mbyllet me njohje të ndërsjellë. PSHDK ka vazhduar të përcjellë nga afër angazhimet e intensifikuara gjatë muajve të fundit nga ana bashkësisë ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor. Ky angazhim i shtuar dhe shumë më sistematik, duket shumë më i koordinuar, sidomos midis SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Italisë, që vjen përballë agresionit kriminal rus kundër Ukrainës, ka sensibilizuar botën për brishtësinë e paqes dhe stabilitetit, sidomos në Ballkan”, theksoi Morina.

Morina ka thënë se nëse kryeministri Kurti vazhdon me refuzim, duke bërë një lojë ‘përshkallëzimi’, si reagim i kundër kërkesës të partnerëve kosovarë, ndoshta për herë të parë Kosova rrezikon seriozisht humbjen e aleatëve, të cilët edhe shprehën zhgënjim të thellë me Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori