PSG merr fitoren e tetë radhazi, mposht thellë Rennes

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Rennes në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ligue 1.
Ekipi i Thomas Thuchel ka arritur edhe fitoren e tetë radhazi në Ligue 1, duke treguar edhe një herë se janë favorit kryesor në kampionatin francez.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por vendasit e bënë diferencën duke shënuar dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 11-të minutave lojë me anë të Moise Kean, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Angel Di Maria (21’) shënoi për 2-0.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por vendasit e menaxhuan mirë lojën dhe arritën të shënojnë përsëri.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 73-të dhe ishte Di Maria, i cili shënoi për 3-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e pare me 24 pikë, ndërsa Renndes renditet në vendin e tretë me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, parisienët luajnë në udhëtim te Monaco, teksa Rennes e pret në shtëpi Bordeauxin. /Telegrafi/
https://twitter.com/inf_mundodabola/status/1325181685672120325
https://twitter.com/inf_mundodabola/status/1325181993701740544
https://twitter.com/LyndioSport/status/1325191808389967872




















































