PSG kërkon fitoren e katërt radhazi në udhëtim te Lorient, formacionet zyrtare

Paris Saint Germain do të përballet në udhëtim te Lorient në kuadër të xhiros së 14-të në Ligue 1.
Do të jetë një ndeshje e dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës me Lorientin që këtë edicion është befasia e kampionatit francez.
Vendasit janë në vend të katërt dhe synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas tre ndeshjeve pa fitore.
Në anën tjetër PSG që kryeson kampionatin me 35 pikë tetë më shumë se Lorient synon fitoren e katërt radhazi.
Formacionet zyrtare:
Lorient: Mvogo; Kalulu, Laporte, Talbi, Le Goff; Innocent, Le Fée; Le Bris, Ponceau, Ouattara; Moffi
PSG: Donnarumma; Hakimi, Ramos, Marquinhos, Nuno Mendes; Verratti, Danilo Pereira, Vitinha; Neymar; Ekitike, Mbappé.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































