LAJMI I FUNDIT:

PSG i hapur për huazimin me obligim blerje të Neymarit

PSG i hapur për huazimin me obligim blerje të Neymarit
Neymar (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain është i hapur për idenë e një marrëveshje huazimi për Neymarin, me një detyrim të mëvonshëm blerje, pasi braziliani vazhdon të kërkojë një largim nga Parc des Princes.

Neymar ka qenë në qendër të njërës prej sagave më të gjatë të afatit të transferimeve, pasi ai nuk arriti në kohë të kthehej në stërvitjet para-sezonale me klubin dhe tregoi dëshirën për t’u larguar.

Pasi u nënshkrua për një çmim rekord botëror prej 222 milionë eurosh dy vjet më parë, ylli i Selecaos ka ndihmuar klubin të fitojë gjithë trofetë vendor, por pa sukses në Evropë.


Le Parisen akuzon Barcelonën për interesim të rrejshëm në Neymarin
Lexo po ashtu Le Parisen akuzon Barcelonën për interesim të rrejshëm në Neymarin

Ekipe përfshirë Barcelonën, Real Madridin dhe Juventusin janë interesuar në transferimin e Neymarit, por kanë hasur në pengesa shkaku i çmimit të kërkuar nga PSG.

Parisienët gjithashtu kanë kundërshtuar çdo marrëveshje që përfshinte lojtarë në shkëmbim, duke refuzuar të ndërrojnë Neymarin për një shumë parash së bashku me lojtarë në ofertë.

Megjithatë, tani me afatin kalimtar afër mbylljes dhe me lojtarin që refuzon të hyjë në fushë, drejtori sportiv Leonardo dhe trajneri Thomas Tuchel pritet të zhvillojnë bisedime me lojtarin mbi të ardhmen e tij.

Sipas Goal.com, PSG tani është gati për idenë e huazimit me detyrim blerje, për një çmim rreth 220 milionë eurosh.

Eksperti spanjoll zbulon ofertat e refuzuara të Barcelonës dhe Real Madridit për Neymarin
Lexo po ashtu Eksperti spanjoll zbulon ofertat e refuzuara të Barcelonës dhe Real Madridit për Neymarin

Barcelona konsiderohet favorit për transferimin e Neymarit, me ekipin e Ernesto Valverde të prirur për ta rikthyer ish-yllin e tyre në Camp Nou.

Sidoqoftë, edhe Reali mund ta tentojë të shkatërroj planet e rivalëve të tyre, ndërsa Juventusi do të dëshironte ta bashkonte me Cristiano Ronaldon në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Juventusi i vendos çmim marramendës Kenan Yildizit

Juventusi i vendos çmim marramendës Kenan Yildizit

Serie A
Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

La Liga
Mashtruan me moshat e lojtarëve, Man Utd dhe Man City përballen me skandalin e mundshëm

Mashtruan me moshat e lojtarëve, Man Utd dhe Man City përballen me skandalin e mundshëm

Premier League
Kalo në kategori