Një truk i zgjuar nga prodhuesi që ka të bëjë me çmimin
Nëse i keni kushtuar ndonjëherë vëmendje pjesës së pasme të xhinseve, me siguri keni vënë re një etiketë lëkure në brez.
Ky detaj është i pranishëm në pantallonat xhins për më shumë se një shekull, por pak njerëz e dinë pse u vendos në fillim dhe çfarë rëndësie kishte në të kaluarën.
Si lindi etiketa prej lëkure?
“Arnat” e para prej lëkure në xhinse u shfaqën në vitin 1873, falë kompanisë “Levi Strauss & Co”. Në atë periudhë tregun e vërshuan kopjet që shiteshin si modele origjinale të “Levi’s”. Këto kopje ishin, logjikisht, me cilësi shumë më të keqe, gjë që dëmtoi reputacionin e brendit.
Për të parandaluar mashtrimin dhe për të mundësuar klientët të njohin xhinset origjinale, Levi’s prezantoi një markë unike – një etiketë lëkure me një motiv të gdhendur të dy kuajve që përpiqen të grisin xhinset.
Ky simbol u bë i njohur në mbarë botën dhe tregoi qëndrueshmërinë e xhinseve origjinale Levi’s, transmeton Telegrafi.
Pse ishte kaq e vështirë për falsifikuesit ta kopjonin atë?
Edhe pse sot një detaj i tillë mund të bëhet shumë lehtë, në fund të shekullit të 19-të lëkura ishte një material i shtrenjtë dhe i vështirë për t’u marrë. Përdorej për të bërë shalët, këpucë dhe pajisje kuajsh dhe mund të merrej vetëm me leje të veçanta. Kjo e bëri të vështirë për ata që bënin xhinse “në tregun e zi” të merrnin materialin dhe të bënin kopje autentike.
Përveç kësaj, çdo etiketë ishte gdhendur duke përdorur pajisje të specializuara, të cilat falsifikuesit nuk mund t’i aksesonin. Pra, me një vështrim të thjeshtë në etiketë, klientët mund të dallonin lehtësisht xhinset origjinale.
Si ka ndryshuar roli i saj me kalimin e kohës?
Me zhvillimin e teknologjisë dhe uljen e kostove të prodhimit, lëkura e vërtetë u rezervua për koleksione luksoze, ndërsa shumica e markave filluan të përdorin arna të bëra nga jakroni – një material me bazë celulozë që imiton lëkurën. Ky material është më i lirë për t’u prodhuar, por ruan një pamje të veçantë.
Sot, etiketat prej lëkure dhe najloni nuk e kanë më këtë funksion mbrojtës, por shërbejnë kryesisht si pjesë e identitetit të markës. Ato theksojnë emrin, stilin dhe madhësinë e modelit të prodhuesit, por gjithashtu bëjnë homazh për dizajnin origjinal që Levi’s prezantoi më shumë se një shekull më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një pije që të gjithë e kanë në shtëpi është zgjidhja më e mirë për kërmijtë në kopsht

Pse xhinset kanë një etiketë lëkure në anën e pasme? Pak njerëz e dinë se cili është qëllimi i saj i vërtetë

Duken normale, por këto janë gjërat më të tmerrshme që bëjnë njerëzit zemërthyer

Parandaloni zbardhjen e rrobave të errëta me këtë produkt kuzhine
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Dhimbja e kokës pas stërvitjeve: Pse ndodh dhe a është normale?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria