Shërbimet franceze të sigurisë po përballen me akuza të shumta pas atentatit të mbrëmshëm ku mbetën të vrarë dy policë dhe u plagosën dy të tjerë. Kjo për faktin se si nuk arritën të parandalonin një të armatosur, mbështetësin e ISIS-it që të vriste një polic dhe të plagoste dy të tjerë, kur ai ishte në listën e të vëzhguarve për terrorizëm, madje u arrestua edhe në shkurt.
“Më 23 shkurt në Meaux të këtij viti, ai po përpiqej të blinte armë për të vrarë policët. Duke përdorur pseudonimin “Abu Yousuf belg” ai kërcënoi policët nëpërmjet aplikacionit social Telegram, një shërbim mesazhesh të menjëhershme. Por për shkak të mungesës së provave fanatiku u lirua më 6 mars”,- raporton Daily Mail.
39-veçari Karim Cheurfi njihej si ekstremist nga autoritetet, të cilët edhe e kishin vendosur në listën e të mbajturve nën vëzhgim. Sipas Daily Mail, ai besohet të jetë radiklizuar teksa vuante dënimin, 20 vite burg pasi plagosi dy oficerë policie në vitin 2001, dënim të cilin e përfundoi vitin e shkuar.
Për krimin e kryer në vitin 2001, policia franceze arriti ta arrestonte në vitin 2005. Cheurfi në 2001 qëlloi pesë herë me një revole duke plagosur dy policë dhe një tjetër person. E si të mos mjaftonte ky dënim, në muajin shkurt ai iu kthyer fiksimit të tij për policët, duke tentuar të vriste një tjetër në Paris, por për mungesë provash autoritetet e lanë të lirë në muajin mars.
I lindur në Francë në një familje të varfër, Cheurfi akuzonte policinë se i kishte shkatërruar jetën. Të paktën kështu ka deklaruar një mik i tij, siç bën me dije Daily Mail.
“Karim fajëson policinë se i ka shkatërruar jetën. Ai qëlli ndaj policëve në një grabitje dhe për këtë u dënua me 20 vjet burg. Ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë, prandaj e urren policinë. Të gjithë policët që i shihte në rrugë i bastardë”,- tregon një fqinj i tij.
Nëna e tij me orgjinë algjeriane ishte divorcuar nga babai dhe ishte martuar me një francez me të cilin ka edhe një djalë tjetër që quhet Stephane.
Ndërsa qëlloi pamëshirë mbi policin Xavier Jugele, 37 vjeç, ai u ekzekutua në të njëjtën formë nga policia mbrëmë ai u fill pasi doli nga mjeti i tij tip Audi në Champs Elysees një nga zonat turistike të Parisit. Brenda makinës së tij policia gjeti armë të ndryshme, por edhe një kopje të librit të shenjtë Kuranit.
Nga të shtënat e Cheurfi mbeti i vrarë polici Xavier Jugele si dhe u plagosën dy të tjerë. Një plumb i lëshuar nga kallashnikovi që përdorte terroristi plagosi edhe një turist, transmeton Ballkanweb.
ISIS ndërkaq ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa policia franceze ka nisur gjuetinë për bashkëpunëtorin e tij, i cili thuhet se ka udhëtuar me tren nga Franca në Belgjikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit