Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shijuar prej kohësh atë që Winston Churchill e quajti një “marrëdhënie speciale” – megjithatë asnjë president amerikan nuk ka marrë pjesë në një kurorëzim mbretëror.
A tregon kjo traditë një antagonizëm midis dyja kombeve – apo është diçka e zakonshme?
Kurorëzimi i Mbretit Charles III-të do të hyjë në analet e historisë.
Mbreti do të bëjë betimin në Westminster Abbey para mijëra njerëzve dhe krerëve të shumë shteteve, transmeton Telegrafi.
Por, do të vërehet një mungesë e dukshme mes turmës së personaliteteve: presidenti amerikan, Joe Biden.
Ai ishte i ftuar, njoftoi Shtëpia e Bardhë për BBC-në. Por, gjatë një telefonate me Mbretin, presidenti ka pohuar se në vend të kësaj do të dërgonte gruan e tij, Zonjën e Parë, Jill Biden dhe një diplomat.
Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë arsye për mungesën e Bidenit, por tha se presidenti ka “shprehur dëshirën për t’u takuar me Mbretin gjatë një datë të ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar”.
Mospjesëmarrja ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e personaliteteve britanike.
Deputeti konservator, Bob Seely pohoi se presidenti amerikan po bën një “gabim shumë të rëndë” duke anashkaluar “ngjarjen që ndodh një herë në jetë”.
Russell Myers, redaktor në gazetën themirror, deklaroi gjithashtu se mungesa e presidentit ishte për shkak se ai ndihet “krenar për rrënjët irlandeze, rrënjët irlandezo-amerikane. Nuk mendojë se kishte ndonjë mundësi reale që ai të merrte pjesë”.
Por, historianët thonë se arsyeja është shumë më pak politike dhe se në fakt bëhet fjalë për një traditë shekullore të mos prezencës së presidentëve amerikanë gjatë ceremonive të kurorëzimit.
“Sigurisht që nuk e shoh atë si një nënçmim nga ana e presidentit Biden”, tha Laura Beers, profesoreshë e historisë në Universitetin Amerikan.
“Janë trillime lajmet se Biden është anti-britanik”, tha ajo. “Ai nuk do të shkojë sepse asnjë president amerikan nuk ka qenë prezent gjatë një kurorëzimi. Pse kjo të fillojë tani në shekullin e XXI-të?”, shtoi profesoresha.
Përpara mbretërimit të mbretëreshës Victoria, Beers vuri në dukje se marrëdhëniet SHBA-Britani nuk ishin të mira pas Revolucionit Amerikan dhe Luftës së vitit 1812.
Ardhja në fron e mbretëreshës Victoria solli “Ethet e Viktorias” dhe një epokë të re magjepsjeje amerikane pas monarkisë britanike, por as atëherë presidenti Martin Van Buren nuk mori pjesë në ceremoni.
“Nuk ishte praktike që një president amerikan të merrte pjesë dhe kjo pas kësaj u bë traditë”, tha Beers.
Troy Bickham, historian dhe bashkëpunëtor i Shoqërisë Historike Mbretërore, tha se udhëtimi jashtë shtetit nuk ishte praktik përpara udhëtimeve transatlantike, të cilat filluan në vitin 1939, tre vjet pas kurorëzimit të Mbretit George VI.
Eisenhower dhe Elizabeth II-të
Lufta e Dytë Botërore shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, sipas historianëve.
Gjatë gjithë luftës, Mbreti George VI dhe vajza e tij, atëherë princesha Elizabeth, kishin një marrëdhënie fantastike me Dwight D Eisenhower, i cili shërbeu në Londër si Komandant Suprem i Forcave Aleate dhe mbikëqyri “Operacionin Overlord”, pushtimin e Normandisë në Ditën D.
Eisenhower u zgjodh presidenti i 34-të i Shteteve të Bashkuara, vetëm disa muaj pasi vdiq mbreti George VI dhe mbretëresha Elizabeth II mori fronin mbretëror.
Por, pavarësisht lidhjeve të ngushta me Britaninë e Madhe, Eisenhower zgjodhi t’i përmbahej traditës dhe dërgoi një diplomat në ditën e kurorëzimit.
Historiani Sam Edwards vuri në dukje se SHBA-të në atë kohë ishin përfshirë në Luftën Koreane dhe presidenti Eisenhower duhet patjetër të qëndronte në Uashington.
Mungesa e presidentit Eisenhower gjatë kurorëzimit nuk i zbehi marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar apo familjen mbretërore.
Në tetor të vitit 1957, SHBA-ja mirëpriti Mbretëreshën Elizabeth II-të në vizitën e parë zyrtare shtetërore si monarke.
Dy vjet më vonë, Mbretëresha priti presidentin Eisenhower dhe familjen e tij për një vizitë më pak formale në Kështjellën Balmoral.
Një mbretëreshë, 14 president amerikanë
Si monarkia më jetëgjatë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II-të ‘ka prit e përcjell’ 14 presidentë amerikanë dhe u takua me pothuajse të gjithë, përveç njërit prej presidentëve në detyrë.
Tre presidentë në detyrë të SHBA-së kanë qenë për vizitë zyrtare shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa Mbretëresha ka qenë katër herë në shtetin amerikan gjatë mbretërimit të saj.
Ndërsa duket se ka zgjedhur të mos thyejë traditën duke dërguar një të dërguar në ceremoninë e kurorëzimit, Biden ka pranuar tashmë një ftesë nga Mbreti Charles III-të për një vizitë shtetërore në shtetin britanik.
Data e vizitës ende nuk është caktuar.
Pavarësisht se kush merr pjesë në kurorëzim, Edwards tha se Mbreti Charles III-të është personazhi kryesor në forcimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.
Pjesëmarrja në kurorëzimin, tha ai, “është vetëm një pjesë e enigmës bashkëkohore të marrëdhënieve transatlantike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025