'Pse po luftojmë' - ushtari ukrainas ka frikë se marrëveshja mund t'i bëjë përpjekjet ushtarake të pakuptimta

Në vijën e frontit, komandanti i njësisë së ushtrisë ukrainase Vitalii Traikalo, thotë se Rusisë nuk mund t'i besohet.
"Ata vetëm flasin mirë, por është e pakuptimtë", shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Traikalo pyet: "Pse po luftojmë atëherë? Nëse ata (Rusia) duan që ne të heqim dorë nga gjithçka".
Sipas planit aktual të propozuar të paqes, të cilin presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shtyn Ukrainën ta pranojë, Ukraina do të detyrohej të lëshonte territor.
"A po i mbrojmë kufijtë tanë këtu vetëm për t'i dhënë ato? Cili është qëllimi i të gjitha këtyre, i të gjitha këtyre sakrificave", pyet Traikalo.
Lidhur me strategjinë ushtarake, Traikalo thotë se objektivat kryesore për ushtrinë ukrainase janë operatorët e dronëve të Rusisë.
"Dronët janë një makth për ne", shtoi ai. /Telegrafi/


















































