Mediat kanë raportuar se qeveria kosovare është e shqetësuar për një taksë të re që mund të vendoset mbi makinat e tonazhit të rëndë në rrugën Durrës-Kukës. Sipas ankesës së palës kosovare duke filluar nga data 1 shtator në Rrugën e Kombit do te instalohen peshoret, çka mund të sjellë taksë shtesë për makinat e tonazhit të rëndë.
Mirëpo, për njohësin e çështjeve ekonomike dhe gazetarin e ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri kjo nuk mund të ndodhë duke e shpjeguar edhe arsyen.
“Taksat e kalimit në rrugën Durrës-Kukës janë të përcaktuara qartë në kontratën koncesionare dhe variojnë nga 1 euro për përdoruesit e shpeshtë deri në 22 euro për kamionët e rëndë me 4 akse apo më shumë. Këto taksa nuk mund të ndryshohen nga askush. As të rriten, as të ulen, as të shtohen në numër dhe as të pakësohen”, tha ai.
Sipas Tomorrit, mënyra e vetme për të ndryshuar apo vendosur taksa të reja në rrugën Durrës-Kukës është amendimi i kontratës koncesionare. Por edhe nëse kontrata koncesionare do të ndryshohej, ai thotë se sërish nuk mund të ketë takse mbi peshën e makinave.
“Mënyra se si lëvizin mjetet e transportit në rrugë rregullohet përmes Kodit Rrugor. Në nenet 10, 54 dhe 62, Kodi përcakton qartë kufijtë e lejuar të peshave për transport në rrugë dhe sanksionet nëse ato thyhen. Sipas Kodit, pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një mjeti, që përbëhet nga pesha e vetë mjetit të gatshëm për lëvizje dhe nga ajo e ngarkesës së tij, nuk mund të jetë më e madhe se 5 tonë për aks për mjetet me një aks, 8 tonë për aks për ato me dy akse dhe 10 tonë për aks për ato me 3 e më shumë akse. Çdo mjet që thyen këto kufij ngarkese shkel ligjin dhe është kërcënim për sigurinë rrugore. Kur shkel ligjin nuk taksohesh, por dënohesh sipas sanksioneve që parashikon ligji”, vijoi Tomorri.
Për këtë arsye, sipas tij nuk mund të ndodhë që të ketë takse shtesë për peshën, as nga koncesionari, por as nga shteti.
Tomorri tha se nuk beson që qeveria e Kosovës e ka ngritur shqetësimin për shoferët të cilët thyejnë ligjin dhe i ngarkojnë mjetet e tyre mbi tonazhin e lejuar duke vënë në siguri jo vetëm rrugën por edhe njerëzit.
Ai tha se nëse taksa shtesë vendoset në mënyrë informale nga koncesionari, pra mjeteve që kanë tejkaluar tonazhin koncesionari i kërkon para shtesë në mënyrë informale, atëherë kjo është shkelje e ligjit.
“Kjo është cenim i sigurisë në rrugë, thyerje e kontratës koncesionare dhe dëmtim i pronës publike. Kompania koncesionare ka detyrim të vendosë peshoren dhe të masë ngarkesën e çdo mjeti. Nëse konstaton mjete që kanë tejkaluar ngarkesën e përcaktuar në ligj, atëherë ajo është e detyruar të bllokojë menjëherë lëvizjen e tij dhe të njoftojë policinë që të marrë masat ndëshkimore. Vetëm policia ka kompetencë të vendosë gjobat të cilat arkëtohen në shtet jo nga koncesionaret. Kjo nuk mund te ndodhe në asnjë skenar”, përfundoi Tomorri. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin
Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre