Zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka Fejzullahu ka bërë të ditur se edhe këtë sezon ngrohës do të vazhdojnë me faturimin sipas sipërfaqes ngrohëse.
Uka-Fejzullahu në një postim në Facebook u është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta të konsumatorëve.
Pse nuk fillon menjëherë faturimi me matje?
– NP “Termokos” edhe këtë sezon ngrohës do të vazhdojë me faturimin sipas sipërfaqes ngrohëse. Ndryshimi në faturim sipas konsumit është një investim madhor, që nënkupton instalimin e mbi 250,000 pajisjeve individuale në 75,000 radiatorë, digjitalizimin total të sistemit dhe trajnimin e stafit. Ky proces në shtetet si Kroacia apo Bullgaria ka zgjatur mbi 5 vite, por në Kosovë falë donacionit të Qeverisë Amerikane, pajisjet janë instaluar tek rreth 80% e konsumatorëve për një vit. Tani, Zyra e Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë këshilluar, që sistemi i ri të testohet një sezon ashtu që të definohet tarifa më e përshtatshme që stimulon kursimin në mënyrë që edhe fatura të jetë më e ulët për konsumatorët.
Kemi probleme teknike pas instalimit. Kujt t’i drejtohemi?
Kontraktorët e këtij projekti, me mbikëqyrjen e mëhershme të Fondacionit MFK dhe tani të Ngrohtores Termokos, kanë instaluar pajisje në rreth 15,000 banesa, në kushte të ndryshme të vjetërsisë, shtrirjes së radiatorëve dhe sfidave të tjera që përcjellin një ndërmarrje të tillë masive. Prandaj, në rreth 3% të numrit total të instalimeve, ka pasur vërejtje të ndryshme si pikje, ndalje, etj, të cilat po adresohen çdo ditë.
Një vërejtje që vjen nga qytetarët, që temperatura nuk është më “valë” mbi 30 gradë nuk do të “përmirësohet” ngase sistemi është i dizajnuar që ta kufizojë ngrohjen në standardin e rregulluar ndërkombëtarisht prej maksimum 26 gradë. Ndërkaq, rekomandimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është që temperatura e dhomës së ndejës mos të kalojë mbi 21-22 gradë. Këtë rekomandim e bëjmë edhe ne, ashtu që të stimulojmë edhe kursimin e ngrohjes dhe fatura më të ulëta për klientët tonë.
Për të gjitha ankesat në lidhje me procesin e instalimit, kualitetit të produkteve dhe punës së ekipit të “Prishtina HeatSave” ju lutem shkruani në adresën: heatsave@termokos.org
Sa do të paguajmë kur fillon faturimi me matje?
ZRRE është institucioni i vetëm në Kosovë që është i autorizuar të vendosë tarifat për energjinë ngrohëse. Tarifat e reja do të testohen këtë sezon ngrohjeje në kushte të ndryshme klimatike, gjatë motit të ftohtë si dhe atij më të ngrohtë, ashtu që të krijohet një balancë midis qëllimit tonë: të ndryshojmë shprehitë e qytetarëve për t’u fokusuar tek kursimi dhe faturat më të vogla dhe nevojës për të ardhura stabile për “Termokos” që mundësojnë zgjerimin e mëtutjeshëm të rrjetit. Fushata informuese do të lansohet me kohë me detaje për çmimin final dhe tarifat, që do të aplikohen nga ZRRE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe