LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk është princ djali i Harryt dhe Meghanit – çfarë thotë protokolli mbretëror?

Pse nuk është princ djali i Harryt dhe Meghanit – çfarë thotë protokolli mbretëror?

Në intervistën e saj me Oprah Winfrey, Meghan, Dukesha e Sussex tha se gjatë kohës sa ishte shtatzënë, ishin bërë diskutime rreth statusit të fëmijës së saj të ardhshëm, përfshirë dhe çfarë titulli do të duhej ai ose ajo të pranonte.

“Ata thoshin se nuk dëshironin që foshnja të merrte titullin princ ose princeshë, ende pa e ditur se si do të ishte gjinia e saj, gjë që do ishte ndryshe nga protokolli”, tha ajo gjatë intervistës.

Çfarë thotë protokolli mbretëror?


Rregullat për atë se kush duhet të quhet princ vijnë nga një letër e lëshuar nga mbreti George V në nëntor të vitit 1917.

Letrat janë instrumente ligjore të cilat mund të marrin formën e një letre të hapur nga monarku. Ato mund të përdoren për deklaratat mbretërore ose edhe për dhënien e titujve.

A është intervista e Meghan dhe Harry një goditje më e rëndë për monarkinë sesa skandali me princeshën Diana?
Lexo po ashtu A është intervista e Meghan dhe Harry një goditje më e rëndë për monarkinë sesa skandali me princeshën Diana?

Në letrën e vitit 1917, George V deklaroi se stërnipërit dhe stërmbesat e monarkut nuk do të ishin më princa ose princesha, përveç ata që i takojnë djalit të madh të Princit të Uellsit.

Në situatën aktuale, kjo do të thotë se Princi George, djali i madh i Princit William, u bë automatikisht një princ, por jo edhe Archie, edhe pse të dy janë stërnipër të Mbretëreshës.

Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey bëhet emisioni më i shikuar deri më tani për vitin 2021
Lexo po ashtu Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey bëhet emisioni më i shikuar deri më tani për vitin 2021

Sipas këtij protokolli, vëllezërit dhe motrat e Princit George – Charlotte dhe Louis – gjithashtu nuk do t’i kishin marrë titujt.

Por në dhjetor të vitit 2012, Mbretëresha lëshoi gjithashtu një letër monarkie ku thuhej se të gjithë fëmijët e Princit William do të kishin të drejtë të ishin princa ose princesha.

Mirëpo, çfarë sa i përket statusit të Archie-t

Sipas letrës së vitit 1917, Archie ka të drejtë të bëhet një princ – mirëpo jo tani.

Mbretëresha Elizabeth II thotë se nuk do ta shikojë intervistën e Princit Harry dhe Meghan Markle, pas akuzave që kanë bërë kundrejt familjes mbretërore
Lexo po ashtu Mbretëresha Elizabeth II thotë se nuk do ta shikojë intervistën e Princit Harry dhe Meghan Markle, pas akuzave që kanë bërë kundrejt familjes mbretërore

Fëmijët e Harry dhe Megan, njëherësh Duka dhe Dukesha e Sussex, do të duhet të presin derisa Princi Charles, trashëgimtari i fronit, të bëhet mbret, në atë moment, ata do të ishin nipërit dhe mbesat e monarkut, dhe do të kenë të drejtën e titujve, të quhen princa ose princesha.

Kjo është arsyeja pse bijat e Princit Andrew – Beatrice dhe Eugenie – ishin princesha që nga lindja.

Dukesha e Sussex, Megan ishte me të vërtetë në dijeni në lidhje me protokollin.

Meghan Markle tregon se ka menduar të bëjë vetëvrasje gjatë kohës kur ishte pjesë e familjes mbretërore
Lexo po ashtu Meghan Markle tregon se ka menduar të bëjë vetëvrasje gjatë kohës kur ishte pjesë e familjes mbretërore

Gjatë intervistë ajo iu referua kongresit George V, që do të thotë se djali i saj Archie do të bëhej princ, kur “babai i Harryt të bëhet mbret”.

Mirëpo, ajo vazhdoi duke thënë se iu është thënë gjatë kohës kur ishte shtatzënë se “ata duan të ndryshojnë këtë rregull për Archie”, në mënyrë që ai të mos bëhet princ.

Ajo nuk dha detaje për sa i përket kësaj çështjeje, dhe Pallati Buckingham nuk ka komentuar deklaratat e Dukeshës.

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori