LAJMI I FUNDIT:

Pse ndihemi të përgjumur në ditët me shi?

Pse ndihemi të përgjumur në ditët me shi?

Në ditët me shi, shumë prej nesh ndihen më të lodhur dhe më të përgjumur se zakonisht.

Moti i vranët e me shi, shpesh na bënë të duam vetëm të qëndrojmë në shtrat ose të pushojmë.

Ekzistojnë një mori arsyesh pse ndodh kjo, të cilat do t’i shtjellojmë si më poshtë. Këto shkaqe shpjegojnë pse ndihemi të lodhur e të rraskapitur.


Tingujt e ambientit

Një nga arsyet pse ndihemi të përgjumur ose dembelë gjatë reshjeve të buta, është sepse ato prodhojnë tinguj relaksues, që njihet ndryshe si “zhurma rozë”; tinguj të ngjashëm janë edhe tingujt e valëve të oqeanit dhe shushurima e gjetheve në erë.

Ky tingull është i ekuilibruar, duke minimizuar zhurmën jashtë, duke shtypur shqisat tona dhe duke na bërë të ndihemi më të lodhur.

Qielli i errët

Një arsye tjetër shumë e thjeshtë pse shiu na bënë të përgjumur është për shkak të motit të errët e të zymtë.

Kur ka më pak rreze dielli do të thotë më pak stimulim, duke ju bërë të ndiheni më të përgjumur.

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit rrit lirimin e një hormoni të quajtur serotonin në trurin tuaj, i cili është një kimikat i lidhur me rritjen e humorit. Kjo nxitje emocionale mund t’ju bëjë më energjikë. Kur është me re, ju nuk do të prodhoni aq shumë serotonin, duke ju bërë më të prirur ndaj gjumit.

Në anën tjetër, kur ka më shumë errësirë do të thotë më shumë melatonin.

Ritmi ynë cirkadian është i lidhur ngushtë me dritën. Kjo do të thotë që truri ynë në të vërtetë sekreton melatoninën (një hormon i lidhur me gjumin) në errësirë. Për shkak se ditët me shi sjellin re të errëta, truri juaj prodhon më shumë melatoninë dhe ju bën më të përgjumur.

Lagështia

Përveç reve dhe tingujve, shiu sjell lagështi.

Ju ndoshta keni përjetuar siklet për shkak të lagështirës më parë, por a e dini se lagështia në fakt mund të shkaktojë lodhje fizike gjithashtu?

Në kushte të lagështa, ajri bëhet i rënduar me lagështi… që do të thotë se është i populluar nga hidrogjeni dhe azoti si dhe oksigjeni.

Kjo bën që mushkëritë tona të duhet të punojnë më shumë për të marrë oksigjen nga ajri. Rritja e punës fizike të frymëmarrjes në kushte të lagështa mund të çojë në lodhje, letargji dhe vështirësi në kryerjen edhe të aktivitetit fizik rutinë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori