LAJMI I FUNDIT:

Pse na pëlqejnë partnerët që duken si prindërit tanë

Pse na pëlqejnë partnerët që duken si prindërit tanë

Një studim i ri zbulon se ne joshemi nga personat të cilët ngjasojnë me prindërit tanë.

Frojdi do të kishte qenë tejet i lumtur me këto zbulime, të kryera nga shkencëtarët e Universitetit Glasgow, i cili kishte rënë në përfundim se meshkujt heteroseksualë dhe femrat gej kërkojnë gra të cilat kanë të njëjtën ngjyrë të syve sikurse nënat e tyre, transmeton Telegrafi.


Njëkohësisht, ata kanë zbuluar se gratë heteroseksuale dhe meshkujt gej janë më të joshura nga meshkujt që kanë ngjyrë të syve sikurse të babait të tyre.

Duke i marrë parasysh këto zbulime, ne mund të themi se këto janë të njëjta me ideologjinë e Edipit.

Shpikur nga Sigmund Frojdi në vitin 1910, Kompleksi i Edipit është teori psikoanalitike i cili i referohet joshjes të pavetëdijshme të një personi nga prindi i gjinisë së kundërt.

Por kjo nuk do të thotë se jemi botë e prirë për incest, por sugjeron se ne në nënvetëdije kërkojmë tek partnerët tanë trajta të cilat na rikujtojnë prindërit. /Telegrafi/