Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube këtë të mërkurë kundër Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi i djathtë ka qenë mbresëlënës që prej transferimit te "Los Blancos", duke regjistruar dy asistime në paraqitjet e tij të fundit.


Megjithatë, ai nuk figuron as në stol për këtë përballje të rëndësishme, pasi raportohet se ka pësuar një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë gjatë stërvitjes.

Në mungesë të tij, trajneri Xabi Alonso ka vendosur të aktivizojë Federico Valverde në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Real Madridi synon finalen e madhe që do të luhet të dielën në stadiumin “MetLife”.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembélé, Doué, Kvaratskhelia.

Real Madridi: Courtois; Fede Valverde, Asencio, Rüdiger, Fran García; Arda Güler, Tchouaméni, Bellingham; Gonzalo, Mbappe, Vinicius. /Telegrafi/

telegrafi sport app