LAJMI I FUNDIT:

Pse Lady Diana është princesha më e bukur e të gjitha kohërave?

Pse Lady Diana është princesha më e bukur e të gjitha kohërave?

Perfeksioni i portretit të saj është shpjeguar nga një kirurg profesionist, i cili ka studiuar raportin e artë dhe ideal të bukurisë dhe harmonisë në tiparet e fytyrës së princeshës Lady Diana!

Ekziston një formulë shkencore që konfirmon përsosjen e parametrave dhe tipareve të fytyrës të së ndjerës Lady Diana.


Fytyra, hunda, vetullat janë disa nga karakteristikat e marra në konsideratë nga Julian De Silva, një kirurg i njohur në Qendrën për Kirurgji Kozmetike & Plastike në Londër, i cili ekzaminoi fytyrat e disa personaliteteve reale përmes formulës së Seksionit të Artë, në të cilit Grekët e lashtë bazuan idealin e tyre të bukurisë.

Sipas ekzaminimit të tij, vetëm ish-gruaja e princit Charles të Anglisë ishte në krye të renditjes, si një portret perfekt i ekzaminuar nga eksperti, duke marrë rezultatin më të lartë (89.05%), pak më të lartë se ajo e Ranias së Jordanisë ( 88.9%).

Sepse fytyra e Lady Dianës është gati perfekte! Fytyrat e princeshave të ekzaminuara ishin të izoluara në disa elementë, në mënyrë që të mund të vinin në pah pikat e forta dhe të dobëta të secilës.

Sipas sistemit të kompjuterizuar të hartës së fytyrës, bazuar në parimet e përdorura nga Leonardo Da Vinci në Man Vitritvian, balli dhe vetullat e Lady D ishin pothuajse të përsosura, ndërsa buzët e saj ishin shumë të holla dhe mjekra e saj nuk ishte shumë klasike.

Rania e Jordanisë, nga ana tjetër, dallon për mjekrën e saj klasike dhe buzët e përsosura, por pak problem raportohet detaji i gjerësisë së hundës dhe madhësia e ballit.

Vendi i tretë për Grace Kelly-n, me një pozicion gati të përsosur të syve, shkruan Class.

Meghan Markle dhe Kate Middleton

Të mirë distancuara për nga bukuria, krahasimisht me të ndjerën vjehrrën e tyre, Meghan Markle dhe Kate Middleton janë pjesë e kësaj gare, gjithashtu!

Meghan me “simetrinë e shkëlqyeshme të fytyrës”, shumë afër idealit grek të përsosmërisë vendoset në pozicionin e katërt të renditjes, ndërsa kunata e saj e ndjek atë duke u pozicionuar e pesta!

Arsyeja? Nofulla shumë e theksuar, gjithmonë sipas atyre kritereve njohin hapësirën e duhur midis hundës dhe buzëve. /Telegrafi/