LAJMI I FUNDIT:

Pse kutitë e votimit në Mal të Zi nuk janë transparente por të kaltra?

Pse kutitë e votimit në Mal të Zi nuk janë transparente por të kaltra?

Kutitë e votimit në qendrat e votimit në Mal të Zi, nuk janë transparente dhe arsyeja për këtë është trashësia e letrës së përdorur për të bërë fletëvotimet, shpjegoi drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim në Podgoricë (CeMI), Ana Neneziq.

Sipas saj, disa vite më parë, misionet e vëzhgimit kërkuan që kutitë të mos ishin më transparente, pasi pesha e letrës që përdorej për të shtypur fletët e votimit, e bënte shumë të lehtë për të parë se për kë ka votuar votuesi, transmeton Telegrafi.

“Pesha e letrës për fletëvotimet ndryshon nga vendi në vend, dhe në Mal të Zi është shumë e hollë, prandaj e dukshme. Duke qenë se ishte e pamundur të shmangeshim nga kjo, para së gjithash për arsye financiare, ne shtruam një kërkesë që kutitë e votimit të mbroheshin dhe të mos ishin më transparente. Kërkesa u pranua, kështu që u sigurua fshehtësia e votës”, tha Neneziq.


Në Mal të Zi po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale – Gjukanoviq apo Millatoviq?
Lexo po ashtu Në Mal të Zi po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale – Gjukanoviq apo Millatoviq?

E pyetur se pse kutitë janë pikërisht të kaltra, Neneziq nuk ka dhënë ndonjë përgjigje “precize”.

“Dyshoj se i janë qasur çështjes në mënyrë strategjike, dyshoj se kanë gjetur letër që nuk është transparente dhe e kanë përdorur për të mbuluar kutitë transparente që janë përdorur më herët. Duke ditur se si funksionojnë gjërat këtu, besoj se ishte më e lehta dhe më e lira për ta”, përfundoi Neneziq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori