LAJMI I FUNDIT:

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Një gjë që vërtet e kemi ankth të gjithë, është frika se mund të hyjë një hajdut në vendbanimin tonë, qoftë në shtëpi apo edhe banesë.

Hajdutët, shpesh përdorin metodat nga më të ndryshmet, për t’u siguruar që nuk gjendet askush brenda përpara se të hyjnë në ndonjë shtëpi për ta plaçkitur.


Shpesh kur nisemi me udhëtime jashtë vendit, frika se dikush mund të hyjë dikush në shtëpinë tonë intensifikohet edhe më shumë.

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Lexo po ashtu Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Njërën prej metodave që e përdorin hajdutët është ajo me një biskotë, ju do të pyesnit pse.

Për ta kuptuar, rutinën e pronarit të ndonjë shtëpie apo banese, apo për ta kuptuar nëse pronari ka ikur me pushime, hajdutët vendosin një biskotë nën tepihun të cilin e keni tek dera e banesës.

Nëse biskota mbetet e paprekur, nënkupton për hajdutët që pronari nuk ka shkelur në tepih dhe kështu nuk gjendet në banesë.

Kjo për hajdutët është një sinjal se pronari mund të ketë ikur me pushime dhe nuk gjendet në banesë duke qenë biskota ka mbetur e paprekur për një kohë.

Vini re, nëse dëgjoni një kërcitje kur shkelni në tepih, kontrolloni se çfarë e shkaktoi atë kërcitje. Nëse ka qenë një biskotë, mundësitë janë të larta se jeni duke u vëzhguar. /Telegrafi/